FOTOT/ Reportazh në fshatin e çuditshëm të Ilir Metës

1 Maj 2017, 17:24Sociale TEMA
FOTOT/ Reportazh në fshatin e çuditshëm të Ilir Metës

“Një godinë e madhe tre katëshe që duket e lyer dhe në gjendje të mirë të tërheq vëmendjen. Është shkollë në të vërtetë por ka disa funksione. Fshati ka një lokal. U prezantuam që ishim gazetarë dhe u ulëm të mblidhnim veten. Nuk na besuan, u stepën. Një fytyrë iu vinte, një iu ikte. Na morën edhe për spiunë…”

Ai foli për fshatin e tij në ato pak fjali kur sapo u votua si president i ri i Republikës në Parlament. Në një moment ndoshta spontan siç edhe vetë tha në një fjalim të papërgatitur gjuha shkoi në fshatin e tij të lindjes.

Të veshur me këtë kuriozitet vendosëm që në Tiranapost.al të sjellim një reportazh për fshatin e Presidentit.

Ora 9:00 nisja nga Tirana. Pyetëm për vendin dhe na thanë se rruga për në Çepan ishte e largët. Asnjë gazetar nuk kishte shkuar deri tani!

Deri në Berat rruga eci shpejt. Kthesat gjarpëruese të Poliçanit deri në Çorovodë na lodhën. Rruga ishte e mirë, në ndonjë vend edhe më dhëmbë. Çorovoda e varfër, po ama ngjyrat e qendrës e bënin të dukej sikur buzëqeshte.

Tek një supermarket marrim ndonjë gjë për mëngjes, pyesim dhe shitësen për të na treguar rrugën për në Çepan.

-Sipër qytetit, vetëm ndiqni asfaltin. Është ca larg, rruga e mirë deri në një pikë, – na tregon një grua me të bijën. Kjo e fundit nënvizon se turistët që shkojnë tek kanionet kanë detyruar qeverinë t’i kushtojë kujdes rrugës.

Osumit na ndiqte kudo! Ishte pjesa më e bukur. Kanionet na detyruan të ndalonim të bënim dy selfie. Një çift turistësh gjerman ishin të magjepsur. Me hartë në dorë dhe një automjet fuoristradë kishin plan të shëtisnin gjithë zonën.

Ec e s’ka të sosur. Arrijmë tek “Ura e Dervish Muhametit Hasanaj”. Grupe njerëzish kishin shkuar për piknik, të rinjtë bënin foto.

Një çift që po bënte petulla, na udhërrëfejnë:

-Ndiqni rrugën, ka tabelë aty që e tregon…

Pas 30 minutash shikojmë tabelën që na drejtonte për tek fshati i Presidentit. Në fillim rruga na gënjeu, pak metra ishte e shtruar me asfalt. Me pas rruga të kujtonte atë shprehjen “Ku ha pula gurë”.

Ishte e pamundur të vazhdonim me makinë deri në Çepan. Pasi kaluam dhe rezervuarin e fshatit Rog, freksioni i makinës po nxehej. Era e djegur na kujtoi se duhet ta linim me aq dhe të vazhdonim pjesën e mbetur në këmbë. Ishte dërrmuese në fakt! Por ja dolëm të kapim një furgon për në fshat.

-Kur vjen Iliri këtej, i lë policët poshtë te rruga. Nuk ka frikë… Monika nuk ka ardhur, na tregon shoferi!Në furgon mësuam se hera e fundit që Ilir Meta ishte ngjitur në fshat ishte në tetor.

-Ja erdhëm, ky është fshati i Ilirit. Kaq është. 30 familje janë gjithsej!

Një godinë e madhe tre katëshe që duket e lyer dhe në gjendje të mirë të tërheq vëmendjen. Është shkollë në të vërtetë por ka disa funksione. Në katin e parë ishte përshtatur sallë për dasma, në të dytën shkolla 9-vjeçare. Kati i tretë ishte komunë (njësi administrative).

Një rrugë e tre punë! Duhet ta kenë në gjak këtë variantin me shumë opsione, – i them Erionit kolegut tim që më shoqëroi në këtë udhëtim.

Në hyrje të fshatit ishte shtëpia e Presidentit të ri. Nuk i kishte vënë dorë nga jashtë, dukej e vjetruar. Qendra shëndetësore është një ngrehinë.

Në qendër të fshatit një burrë po priste një porosi me furgonin.

-Ky është kryeplaku, -na tregon një djalë aty.

-Jo jo ka dhënë dorëheqjen. Kishte frikë se futej në burg nga kanabisi, ja kthen një tjetër!

Fshati ka një lokal. Shkojmë drejt tij. Tre burra, bashkë me pronarin ishin ulur dhe po pinin birra.

U prezantuam që ishim gazetarë dhe u ulëm të mblidhnim veten. Nuk na besuan, u stepën. Një fytyrë iu vinte, një iu ikte. Një ditë më parë në zonë ishte zhvilluar operacioni anti-kanabis.  Kjo ndoshta bënte që të na shihnin me dyshim. Madje na morën edhe për spiunë.

Vetëm pasi erdhi u ul me ne shoferi i furgonit, atëherë sikur u qetësuan disi, por në asnjë moment nuk u treguan të lirshëm. Ishin të gjithë diskretë dhe me paranojën se nuk duhet të flasësh sot për askënd dhe për asgjë, se nuk i dihet!-Aman, se na hapni probleme. Kaq jemi ne këtu. Nuk duam probleme me njeri.

Bëmë biseda të përgjithshme. Për shembull faktin që ishte bërë krushqi në Dibër tradicionalisht, ashtu si Presidenti.

Në shtëpinë e lindjes së Presidentit jeton xhaxhai dhe familja e tij. Sa për banorët e tjerë që ishin një dorë siç e përmendem, 30 familje.

Ata nuk ishin të lumtur as kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi, as tani President. Për ta asgjë nuk ndryshonte. Pa dyshim votonin LSI-në po pa shumë ëndrra dhe emocione. Me qetësi dhe dashuri, fiks si në fshatin e Presidentit Ilir Meta! (Tiranapost.al)

14 komente në “FOTOT/ Reportazh në fshatin e çuditshëm të Ilir Metës”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    dhe pritet qe ky shpellar nga fshati afghan me xhami, te udheheq shqiperine salloneve te Bruxelit per antaresim ne BE!!!!!???

    1. like says:

      ti ja ke shitur prapanicen Janulles njesoj, ashtu qe me mir mos fol per dinjitet.

  2. deni says:

    Ruaju nga fshatari kur hap syte se behet President

  3. kodrasadikitk says:

    E moj Shqipni e mjera Shqipni kush te ka qite me krye ne hi !! Shteti ame eshte shtet qe 100 vite dhe gjithe kjo natyre e bukur dhe e kendeshme po vuan per infrastrukture ,per uje e per shkolla ,per punsim e para se gjithash per mungese te rendit e ligjit atje. Paramendone me keqardhje dhe me dhimte te madhe kur e marrim rrugen per atje friga nga ndonji akcident,nga nji gervishje e vetures ,nga nji vjedheje etj etj eshte prezente mjerisht.Ne vendet ku ka ligje e shtet kjo as qe verehet e theksohet .Venja e ligjit e rendit para se gjithash e mandej Shqipnija do te ringjallet e do ta merr hapin e duhur per te ecur perpara.Besojme e lutemi qe si Ilir Meta e tan legjislacioni i ardhshem ta avancojne e ta lulezojne Shqipnin e vogel e te bukur…..

  4. sapa says:

    Nje hollesi e keni harruar ne kete udhetim.Qe pasi keni blere per te ngrene ju shkoj bark rruges prej ushqimeve te prishura!

  5. Mik says:

    Gazetar servila. Ilir Meta nuk asht Abraham Linkolni, e Cepani nuk asht Golgotha !! E doni me ndertu shtet.
    Sa te jete kasta politike e vjeter, nuk ka ndryshim ne Shqiperi.

  6. Skrapi says:

    Keto kasolle dhe ai qe drejton Tiranen.

  7. Ivan i madh says:

    Kjo tregon qe pse Berishen dhe Liken i bashkojne si shpellare dhe egersira sa sa i zuri kemba asfalt si shekojne syte. Tamam si evgjiti pasi u dent se ngrene kot leu dhe b… Dhe keta dy hajdute profesioniste dhe egersira si dyshja Berisha, Meta se ritja dhe edukimi lot rol ne ambjentin dhe shoqeri e ku ke lindur e ritur prandaj kjo dyshe e ka vrare e shqyer Shqiperine se jane pasojne e femijeri se se veshtire dhe larg qyteterimit.

    1. vjeshta says:

      Ti do t’ua tregosh qytetërimin o Gollobërdas i trashë!!

  8. Ilir says:

    Tregon babai: Kur vinin partizanet ne Cepan, thoshnin jemi me Skender Malindin ( komandant i cetes partizane), iknin partizanet dhe hyne ballistet ne fshat, dilnin dhe u thoshin – Jemi me ju, jemi me baba Abazin. (Abaz Ermenji)
    Ky eshte qendrimi i fshatareve te Cepanit gjate Luftes Nac-Cl.
    A ka Ilir Meta ngjashmeri me te paret e fshatit te lindjes ? – Gjykoni vete.

  9. vendas says:

    E shkaterruan shqiperine e mesme keto bagla nga jugu e veriu.

  10. ShkoDrani says:

    Ju lumte gazetareve, thjesht e sinqerte deri ne naivitet, por sikur te qemtonin pak me shume se ne siperfaqe, e te ruanin te njejten fryme shkrimi. Te bénin pyetje, te vezhgonin me thelle, e te shkruanin me ne détaje. Gjithsesi, faleminderit.

  11. tomori says:

    te gjithe skrapalinjte qe kane lindur dhe ritur ne pyll apo mal, apo katua, tani e hedhin shuren perpjete dhe i quajne te tjeret fshatare.
    Mos ju rente skrapaliu ne dere. Sidomos skrapaleshkat. Te shkaterojne familjen

  12. perkthyesi says:

    Hall i madh me skraparlline
    Ka rrezik te hash dhe dru
    Dy ministra le te lene
    Se na duhen dhe pa tru!
    Fan Noli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje