Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ose siç presidenti Donald Trump e cilësoi, “një grup aktorësh të Hollywood-it dhe mediat e Washington-it, të cilët ngushëllojnë njëri tjetrin në sallë,” u zhvillua pavarësisht mungesës së presidentit.
Historikisht, presidentët e SHBA kanë marrë pjesë thuajse gjithmonë në këtë darkë, duke mbajtur fjalime me disa nota komike dhe batuta, por jo këtë herë.
Trump dhe administrate e tij refuzuan të merrnin pjesë.
Komediani Hasan Minhaj i “Thë Daily Show” ishte personazhi i mbrëmjes, i cili gjatë perfomancës së tij, dhuroi disa batuta mjaft pikante në lidhje me presidentin Trump dhe situatën, në të cilën SHBA gjendet.