VIDEO/ Momenti dramatik, polici shpëton një person nga vetëvrasja në momentin e fundit

30 Prill 2017, 08:20Sociale TEMA

Kamera e trupit të një oficeri policie në Connecticut, SHBA, filmoi momentin kur ai arrin të shpëtojë në momentin e fundit, një person, i cili do të hidhej nga tarraca e një ndërtese.

Oficeri Justin Martin u njoftua nga stafi i një shtëpie të moshuarish, për t’i ndihmuar në lidhje me një banor të dhunshëm.

Ndërsa gjendeshin në katin e tretë të ndërtesës, një nga banorët iu largua stafit dhe tentoi të hidhej nga tarraca.

Por, oficeri Martin arriti të ndërhynte në kohë, duke e ndaluar atë, pikërisht në momentin kur bëhej gati për t’u hedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje