Shpëtim Nazarko në Zululand: Vendi ka nevojë për reforma të mëdha dhe për këtë na duhet një kryeministër me dorë të fortë

1 Maj 2017, 20:37Sociale TEMA

Shpëtim Nazarko tha sot në Zululand se një qeveri teknike nuk do të bëhej edhe sikur Rama të binte dakord.

“Do të ishin Brukseli e Uashingtoni që do ta ndalonin krijimin e një qeverie teknike; ky do ishte një ekpseriment, që ata nuk do ta lejonin”, u shpreh ai. Lidhur me qëndrimin e PD-së Nano pati idenë se “mund të ndodhë ndonjë ndryshim qëndrimi nga ana e pd-së in extremis”, ndërsa Nazarko tha se “maxhoranca i ka dhënë akoma kohë pd-së për t’u regjistruar, dhe kjo ka lidhje me një këmbëngulje që po bëhet nga Brukseli për ta futur opozitën në zgjedhje”.

Por, ai shtoi se tani është vonë që PD-ja të marrë një vendim të tillë.

Përsa i takon legjislaturës së ardhshme, Nazarko tha se ajo do të jetë katërvjecare dhe se do t’i kushtohet bërjes së reformave.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një qeverisje autoritare e për një kryeministër që të ketë dorë të lirë për të bërë të gjitha reformat e mëdha, për të cilat vendi ka nevojë.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

4 komente në “Shpëtim Nazarko në Zululand: Vendi ka nevojë për reforma të mëdha dhe për këtë na duhet një kryeministër me dorë të fortë”

  1. Komisari Memo... says:

    Nazarko I madh shkelqen…
    Ne te vertete: shkelqente!
    Tashme, jo me. Tashme e mbyti kolla duke iu gezuar nje shakaje te Ngjeles.
    Ngjela, qe ka qene i lire edhe kur ishte mbyllur ne Bllok, edhe mbyllur ne Burg, tashme zbulon ca variante Euro-Amerikane, qe cuditerisht shembellejne si ato me diktatore!
    Ngjela thote se BE dhe USA i deshen zgjedhtjet e 18 Qershorit pa…Opozite!!!
    Nazarko i Madh mbyttet ne nje te qeshur te gurgullueshme qe te kall friken…
    Jane Dy Nazarko ne tryezat analitike, te dy te ditur e te mencur.
    Vijne nga biografite e keqia nen diktature, por prej kur rahmetliu Agolli provoi t’i ndihmonte per shkolle te dy u bene me te Majten!
    Sot e kesaj dite me te Majten jane…Krahasimet i marrin prej diktatures, por me to ndihmojne Ramen…
    Nuk merret vesh, cfare ka ndodhur me ta qe rrahin Mengjert?
    Se, i majte safi, kuqo , eshte edhe Berisha, por Nazarkot duan shtet, le te jete pak i kuq, pak autoritarian…
    Mjaft qe te te lejoj te besh shaka me kohen qe s’e lejonte shakane por lejonte shahun.
    Rama dje tha po kete gje: Politika eshte Shah Mat…
    Nazarkot ishin te dy on line…

  2. canada says:

    nje kryeminister jo hajdute

  3. goni says:

    Asht eshte Vendi ka nevoj per reforama,dhe besoj se do te behen pas zgjedhjeve,per mire.Por Vendet e Ballkanit perballohen me Probleme,dhe disa Segmente te caktuara e gjejne fajtorin,per krizen,dhe ky eshte Sorros.Pra fajtori i pretenduar ose me mire te themi,kurbani,eshte Sorros dhe Njerezit qe e mbeshtesin.Thirrjet per likuidim,te disa Njerzve te varfer,dhe rrahjet ndonjehere nuk i sherbejne paqes,ne Ballkan.Por nuk eshte vetem Njeriu i varfer qe atakohet,por edhe Njerez te ketij fondacioni,qe shkollen mund te kene kryer,ne qdo universitet Ballkanik,ose Europian!Pra Sorrosi goditet,ne shtyp,ne radio ne televizjor,ne interrnet,ne gazeta te ndryshme,dhe hakerat,pretendojne te godasin edhe interrnetin,me sulme cybernetike,ne disa qendra te rendesishme te interrnetit.Shume gazeta te Pavarura,te cilat nuk eshte e vertete se jan te pavarura,behen pjes e ksaj loje.Por Sorrosi,nuk ka ndermend te shkaktoje Probleme,problemet shkaktohen nga vete,antisorristet,sepse mendojne se Sorrosi eshte fajtore,pa pasur prova dhe keshtu problemet,nuk largohen,sepse te godasish njerez te pafajshem,tua presesh buken e gojes,dhe tu japish te hane vetem mbeturinat qe ngelin nuk eshte humanizem,por eshte jo mire.Pra gazeta Tema qe ka disa segmente te caktuara kunder Sorrosi,si dhe disa gazeta te tjera,te shohin situaten,dhe te drejtojne kritikat ne drejtim te antisorristeve,te cilet,mund te rreflektojne,per mire,duke u larguar nga rruga antisorriste,sepse siq thashe e sulmojne kot,ose me mire te themi,sepse Sorrosi nuk eshte engjell,e sulmojne pa kanar,dhe faji kryesore nuk qendron tek Sorrosi,perkundrazi,tjeter kund flen lepuri!

  4. goni says:

    them se Mero Baze,nuk rreshqet nga kritikat,por vazhdon me kritika,dhe nuk eshte Puna se i thote kritikat per pare,jo mendon ta ecin punet mire.Plaku qu u godit diku ne Ballkan me rrahje,dhe shuplaka,si dhe goditje cybernetike ne interrnet,nuk eshte i vetem,pra ju lutem sikurse edhe Mero Baze e thote shpesh here,mos e tejkaloni sepse parja eshte mire por nuk eshte gjithqka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje