Spiropali sqaron: Ja pse Alfed Peza nuk u përfshi në listën për deputetë

1 Maj 2017, 20:35Politika TEMA

Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në Korçë, Elisa Spiropali e ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” sqaron se pse nuk është përfshirë Alfred Peza në listën e kandidatëve për deputetë.
Analisti Afrim Krasniqi thotë se lista është e mbushur me besnikë ndaj liderëve të partisë.

Pjesë nga diskutimet:

Spiropali: Ne do të kishim shumë dëshirë, me gjithë zemër që të kishim përballë Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, po siç në kontekstin ku jemi, PD-ja ka vendosur të mbyllet dhe t’i fshihet garës. Lista e kandidatëve është e rëndësishme por është një nga komponentët. I bëjmë thirrje opozitës që të ulen në tavolinë, t’i bëjnë thirrje arsye dhe të nisin betejën elektorale. Kanë një elektorat besnik, të qëndrueshëm, të fortë që është gjë shumë e mirë në politikë. Nuk e meritojnë as ata dhe as shqiptarët që të mos kenë PD-në në zgjedhje. Liderishipi i PD-së i ka gabim të gjitha llogaritë.

Krasniqi: Nëse krahasojmë listën e vitit 2013, duke hequr ata me vepra kriminale, lista ishte shumë më e mirë se sa sot. Në atë kohë kishin figura publike që kishin kurajën, rrezikuan karrierën e tyre për fjalën e lirë. Koha tregoi se sakrifikuan karrierën e tyre. Lista aktuale tregoi kush është besnik për liderin dhe kush duartroket liderin. Nuk ka asnjë kritikë në shkallë kombëtare. Ne e dimë karrierën e tyre. Nga sekretarët mungojnë dy. Stefan Çipa dhe zt.Peza.

Spiropali: Zt.Peza ka deklaruar se nuk do të kandidojë, e tha këtë në Kryesi. Nuk ka një pengesë ligjore, por për të fshirë gjithë llumin që është hedhur mbi të, zt.Peza ka vendosur që së pari të përballen me ata që kanë hedhur akuzat dhe më pas do të vazhdojë karrierën e tyre.

4 komente në “Spiropali sqaron: Ja pse Alfed Peza nuk u përfshi në listën për deputetë”

  1. Socialisti says:

    Bravo zoti Peza per vendimin. I keni bere nje nder vetes dhe Partise Socialiste. Te pakten keto te tjeret qe jane te gjithe ne hetim asnje s’guxon te mbaje qendrim. Tregove qe je me personalitet dhe nuk fshihesh pas mandatit.

  2. Elda says:

    Alfred Peza duhet duartrokitur per kete gje qe ka bere. Tregoi edhe njehere se eshte njeri me mend.

  3. dfsfd says:

    Heq Arta Daden ve kete hajduten.

    Kjo eshte ripjellja e Edi Rames, qe po cone vendin drejt humneres, me delet “socialiste” nga mbrapa.

  4. sari says:

    hajdutja e doganes alias shoqia lenka qe ta cvesh ‘kallirin’ ne shifra rekord…z.kryeminister ne detyre po si eshte e mundur qe tere keta te qyrraviturit mbledh perqark ore, cdo gje me kalli e vlerson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje