Gjoba për LSI/ Monika Kryemadhi "kryqëzon" Luan Ramën: Të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim...

2 Maj 2017, 14:28Politika TEMA
Gjoba për LSI/ Monika Kryemadhi "kryqëzon" Luan Ramën:

Monika Kryemadhi i është përgjigjur Luan Ramës publikisht, pas gjobës nga KQZ.

“Ndjej keqardhje dhe revolte kur shoh qe dhe nje drejtues i larte i partise ku une bej pjese mendon se perfaqësimi i grave ne parlament eshte ceshtje kuotash”, tha Kryemadhi.

Shkak i reagimit të Kryemadhit është bërë një deklaratë e Luan Ramës, që pranonte se duhej paguar gjoba e LSI për përfaqësimin e femrave në listat për deputete.

KQZ mori vendim të gjobisë LSI, sepse kishte më shumë gra se ç’parashikon ligji.

Luan Rama ishte shprehur se gjoba duhej paguar.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:

Une mendoj dhe besoj se LSI nuk eshte parti kuotash dhe as vasale e asnje institucioni shteteror.

E them kete me bindje sidomos pasi u njoha me deklaraten e Luan Rames i cili u shpreh i gatshem te paguaje gjoben qe KQZ ka vene per shkak se 3 emrat e pare ne listen e kandidateve per deputete te LSI jane gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revolte kur shoh qe dhe nje drejtues i larte i partise ku une bej pjese mendon se perfaqësimi i grave ne parlament eshte ceshtje kuotash.

Jo i dashur Luan, LSI eshte parti vlerash dhe nuk i ndan ato ne baze te gjinise, por te kontributeve. Gjoba qe je treguar i gatshem te paguash ne KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si nje akt diskriminimi per punen dhe angazhimin qe keto gra e vajza kane dhene per LSI.

Gje qe ti dhe une e dime me mire se cdo KQZ apo institucion tjeter. Ndaj si mike dhe bashkepuntore te kerkoj te terhiqesh nga ky vendim dhe te bashkohesh me qendrimin tim dhe te te gjithe grave dhe vajzave te LSI qe kane punuar dhe punojne me zell dhe devotshmeri per nje Shqiperi me te mire.

Sepse jane pjese e asaj liste jo vetem sepse e meritojne, por sepse me kontributin e tyre do te jene aktive per te ndertuar nje jete me te mire per te gjithe ne.

Mikja dhe bashkepuntorja jote Monika Kryemadhi.

7 komente në “Gjoba për LSI/ Monika Kryemadhi “kryqëzon” Luan Ramën: Të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim…”

  1. Peco says:

    Hajde llogjike, hajde! Dhe ne presim te behet shtet ligjor! Po ku pyet zonja Kryemadhi per ligje. Kur Partia ka te drejte, nuk ka ligj qe ta ndal ate ne rrugen e saj. Kjo sidomos kur behet fjale “per perfaqesimin e grave dhe vajzave”!!!!! O zonja Kryemadhi! Kur do e kuptoni ju dhe shume si ju, qe ligjet diskutohen para se te miratohen, pas miratimit nuk ka burre apo grua qe I diskuton me. Ky eshte shteti zonje. Je edhe ligjvenese ti!!!!!

  2. vk says:

    Po c’jane keto fallcitete jqj?!?

  3. KU Ota says:

    Mona moj Mona: Ju mblidhni “KUOTA”, per te “fituar” vota
    Ne Lezhe ne 2015 humbet se “kuotat” shkuan per lesh e jo per Lezhe.
    PO KETO QE PO FINANCON ADMINISTRATA KU DO SHKOJNE VALLE

  4. voica says:

    Me thene te drejten, nisur nga titulli, mendova se mos Monika ishte kunder mbledhjes se gjobave qe do perdoren per fushaten. Shpetuan bizneset, mendova….

  5. Asd says:

    Nhe nhe. Foli “luanesha”. Familja komandon. Te mos ushqehen ilusione.

  6. Mondi says:

    LSI i lau dritat,iku per “lesh”donte ti merte partine Rames por i mori Rama partine Metes.

  7. Zamira says:

    Na hoqi mallin e Nexhmie Hoxhes, nuk e kupton kjo apo ben sikur, qe bashke me te shoqin nuk kane derman pa kaluar ne siten e vetingut. Nuk mundet nje president pa u pafajsuar te mbaje pozicionin e kreut te Shtetit pamvarsisht se monika bertet per nje Shqiperi me te begate. I pari ne site te filloje nga presidenti, kjo qofte dhe me referendum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje