Duke pranuar gabimin e PD-së me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, Lulzim Basha i propozoi Edi Ramës rikthimin në sistemin mazhoritar, kur Shqipëria ishte e ndarë në 100 zona elektorale.
Nga çadra, Basha tha se rikthimi në mazhoritar do të rriste llogaridhënien e deputetëve përballë elektoratit të tyre. “Kjo është Republika e Re që në projektin e saj kryesor ka transferimin e pushtetit nga partitë te qytetarët.
Sot partitë vendosin kush ju përfaqëson, prandaj ato nuk ju përfaqësojnë se besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj deputetit të partisë.
Ky është një gabim i përbashkët, ku PD ka përgjegjësinë e saj për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Në Republikën e Re ku nuk ka 140 deputetë, nga të cilëve 120 nuk u dëgjohet zëri për asnjë ditë në 4 vjet.
Në Republikën e Re ku do të mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do të ketë zonën e tij elektorale, qytetarët për t’u përgjigjur vetëm para tyre. Harroje zonën, harroji qytetarët dhe e shikon ç’të punojnë qytetarët me votë.
Ky është mekanizmi që siguron lidhjen e vetme me demokracinë. Deputeti do ta ketë fatin të lidhur vetëm me qytetarët. Kështu do të shmangim këtë skenar të zymtë, ku kemi një parlament fasadë”, tha Basha.
Sistemi i ri rajonal proporcional që e ndau Shqipërinë në 12 qarqe u bë në vitin 2009. Ndryshimet kushtetuese të sistemit zgjedhor u bene në vitin 2008.
Po shko pra ne parlament. Propozimet dhe ndryshimet nuk vijne nga cadra o koqe.
Nese ja arrin kesaj, te falenderoj, packa se keni shume per ti paguar mbrapsht ketij populli, ti dhe te gjithe ata qe e kane vjedhur, rrjepur, percmuar kete popull ne keto 25 vite. Por gjithsesi, ky do te ishte nje hap ne drejtimin e duhur, qe te shmangen te gjithe deputetet kukulla qe te vetmen gje qe dine te bejne eshte ti servilosen kryetarit te partise si dhe te gjitha pseudo-partite me anetarsi kryetarin e fisin e tij.