Pse nuk u regjistrua PSV 91 në zgjedhje? Koçi: Dëmtohej rezultati, të gjitha votat më 18 qershor për PS

2 Maj 2017, 10:13Politika TEMA

Kryetari i PSV 91 Petro Koçi ka shpjeguar arësyet se përse partia që ai drejton nuk u regjistrua në KQZ për të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Ai nënvizon faktin, se për arësye të taktikës elektorale, mund të ishte regjistruar vetëm në koalicion me PS për të ushqyer përkrah saj një fitore sa më të madhe të koalicionit të majtë.

Dalja më vete e shumë partive të majta do të shpërndante votën ndaj PS dhe për këtë arësye Koçi nënvizon faktin se të gjitha votat duhet të përqëndrohen tek PS.

Në këto kushte, ai falenderon të gjithë krerët e listave të kandidatëve për deputetë dhe kandidatët për deputetë sipas qarqeve për gatishmërinë dhe përkushtimin.

Nga ana tjetër bën thirrje që të gjitha votat e PSV 91 të shkojnë për PS në zgjedhjet e 18 qershorit.

1. PSV 91 nuk u rregjistrua per te marre pjese ne zgjedhjet e 18 Qershorit per arsye te taktikes elektorale.

2.Ne rrethanat e krijuara pas pamundesise se rregjistrimit te koalicioneve parazgjedhore pjesemarrja e shume subjekteve te majta socialiste ne proces e demton rezultatin elektoral te forces se pare politke PSSH dhe punon ne te kundert te garancise se drejtes se propozimit te kryeministrit.

3.Pra kur subjektet rrregjistrohen secila vetmas atehere vota duhet te perqendrohet tek subjekti kryesor qe te fitohet e drejta e kryeministrimit.

4.Nisur nga kjo logjike cdo vote per PSV 91 do te perqendrohet te PSSH.

5.Nese ne 19 Prill do ishin rregjistruar koalicionet parazgjedhore atehere do te duheshin sa me shume subjekte politike ne krah te PS per te ushqyer fitoren e sigurt te zgjedhjeve.

6.E gjithe kjo ka kuptim duke llogaritur qe PD do te mund te behet pjese e procesit dhe te heqe dore nga veteperjashtimi.

7.Falenderoj kryesuesit e listave me kandidate per deputete te PSV 91 ne qarqet Tirane, Durres, Elbasan, Lezhe, Korce etj per potencialin, gadishmerine, punen pergatitese, bashkepunimin dhe mirekuptimin e deshmuar”, deklaron kreu i PSV 91, Petro Koçi.

1 komente në “Pse nuk u regjistrua PSV 91 në zgjedhje? Koçi: Dëmtohej rezultati, të gjitha votat më 18 qershor për PS”

  1. @ says:

    “Taktikat elektorale” te Petro Kocit, jane thjesht pazaret e mafies per te ricikluar pushtetin e vet.. Keshtu ka vepruar edhe PD-ja gjate historise se saj, keshtu do veprojne perseri te gjitha bandat e vogla per te kapur llokmat e tyre. Meta e siguroi mandatin e madh 5 vjecar, po ashtu edhe te tjeret me mandate me te vogla. Brahon e mori perseri PS-ja, sikurse dhe te tjere kryetare bandash do te rifitojne pozicionet e tyre.. Lojrat do vazhdojne dhe mbas 18 Qershorit do te shohim perseri ne krye te sofres te gjithe hajdutet dhe banditet qe do ti “hante” Vetting-u, me perjashtim te ndonje kali gjysem te ngordhur.. Gjithcka ne driten e diellit dhe para syve te popullit shqiptar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje