Nuk ka dilema, Ilir Meta është presidenti i 10-të në historinë e Shqipërisë

2 Maj 2017, 09:17Blog TEMA

Nga Roland Qafoku

Keto dite ka patur nje çoroditje ne media lidhur me numrin e presidenteve ne historine e Shqiperise. Madje, media shqiptare nuk ka patur asnjehere nje rast te ngjashem me pare kur per te njejten histori çdo gazete e televizion ka patur numrin e vet qe varionin nga 7-ta te 10-ta. Duke qene se e kam hulumtuar dhe studiuar kete pjese te historise se Shqiperise, duke qene se jam konsultuar me konstitucionaliste dhe profesore te jurisprudences, per ata qe u intereson, ju saktesoj se Shqiperia ka deri me sot 10 presidente ne historine e saj. Te vetmit qe jane pjese e nje diskutimi dhe debati jane Omer Nishani dhe Haxhi Lleshi. Por edhe pse kane patur titullin i pari president i Presidumit te Kuvendit Popullor dhe i dyti kryetar i presidumit te Kuvenduit Popullor dhe kane qene honorifike, te dy kane patur atributet e kreut te shtetit dhe si te tille kane luajtur rolin e presidentit ne nje republike, pavaresisht se ajo republike ishte Popullore dhe me pas Popullore Socialiste. Une per kete kam botuar nje shkrim Dossier ne gazeten Albanian Free Press dhe çdokush mund ta lexoje ate per detaje te hollesishme.Emrat jane si me poshte.

CILËT JANË 10 PRESIDENTËT E REPUBLIKËS

AHMET ZOGU, president i 1-rë i Republikës

DITËLINDJA: 8 tetor 1895

VENDLINDJA: Burgajet, Mat.

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 30 janar 1925  deri më 1 shtator 1928

KOHËZGJATJA NË DETYRË: 3 vjet, 7 muaj e 2 ditë

MOSHA KUR MORI DHE KUR LA DETYRËN: E mori detyrën në moshën 29 vjeç, 3 muaj e 28 ditë dhe e la 32 vjeç, 11 muaj e 7 ditë.

ARSIMIMI: Ushtarak, i arsimuar në Turqi dhe Austri por i padiplomuar në Akademi ushtarake.

PËRKATËSIA FETARE: Musliman

DETYRA TË TJERA SHTETËRORE: Mbret, kryeministër, ministër i Brendshëm, deputet.

VDEKJA: 9 prill 1961, I daignostikuar me kancer.

OMER NISHANI, presidenti i 2-të i Republikës (President i presidumit të Kuvendit Popullor)

 DITËLINDJA: 1887

VENDLINDJA: Gjirokastër.

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 10 janar 1946 deri më 31 korrik 1953

KOHËZGJATJA NË DETYRË: 7 vjet, 6 muaj e 21 ditë.

MOSHA KUR MORI DETYRËN: E mori detyrën në moshën 69 vjeç dhe e la në moshën 75 vjeç.

ARSIMIMI: Mjek, i diplomuar në Stamboll, Turqi.

PËRKATËSIA FETARE: Orgjinë muslimane. Ateist

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Jashtëm, deputet.

VDEKJA:  25 maj 1954 me vetëvrasje.

HAXHI LLESHI, presidenti i 3-të i Republikës (Kryetar i presidumit të Kuvendit Popyullor)

 DITËLINDJA: 19 tetor 1913

VENDLINDJA: Dibër,

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 1 gusht 1953 deri më 21 nëntor 1982.

KOHËZGJATJA NË DETYRË: 29 vjet, 3 muaj e 20 ditë

MOSHA KUR MORI DETYRËN: E mori detyrën 40 vjeç, 2 muaj e 8 ditë dhe e la 69 vjeç, 1 muaj e 2 ditë.

ARSIMIMI: Arsimim fillor, i padiplomuar.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Brendshëm, deputet.

PËRKATËSIA FETARE: Me orgjinë muslimane, atesit.

VDEKJA: 1 janar 1998, natyrore.

84 vjeç, 9 muaj e 18 ditë.

RAMIZ ALIA, presidenti I 4-ët I republikës (Kryetar i presidumit dhe president)

DITËLINDJA: 18 tetor 1925.

VENDLINDJA: Shkodër.

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: Që nga 22 nëntori 1982 deri më 2 prill 1992.

KOHËZGJATJA NË DETYRË: 9 vjet, 4 muaj e 11 ditë.

MOSHA KUR MORI DHE E LA DETYRËN: E mori detyrën 57 vjeç, 1 iaj 4 ditë dhe e la 66 vjeç, 6 muaj e 16 ditë.

ARSIMIMI: Diplomuar në shkollën e Partisë, Moskë, Rusi.

PËRKATËSIA FETARE: Me orgjine muslimane, ateist.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Arsimit, deputet.

VDEKJA: 17 tetor 2011, natyrore.

SALI BERISHA, presidenti I 5-të i Republikës.

DITËLINDJA: 15 tetor 1944.

VENDILINDJA: Vuçidol, Tropojë.

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

MANDATI I PARË: 9 prill 1992 deri më 2 mars 1997.

MANDATI I DYTË: 2 mars 1997 deri më 20 korrik 1997.

KOHËZGJATJA NË DETYRË:

HERA E PARË: 5 vjet, 1 muaj e 7 ditë.

HERA E DYTË: 4 muaj 18 ditë

MOSHA KUR MORI DHE LA DETYRËN: E mori detyrën në moshën 47 vjeç, 5 muaj e 25 ditë dhe e la 52 vjeç, 8 muaj e 26 ditë.

ARSIMIMI: I diplomuar për Mjekësi në universitetin e Tiranës.

PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje muslimane.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Kryeministri i 32-të i shtetit shqiptar, deputet.

REXHEP MEIDANI, presidenti i 6-të i republikës.

DITËLINDJA: 17 gusht 1944.

VENDILINDJA: Tiranë

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 24 korrik 1997 deri më 24 korrik 2002.

KOHËZGJATJA NË DETYRË: 5 vjet.

MOSHA KUR MORI DHE LA DETYRËN: E mori detyrë 53 vjeç e 24 ditë dhe e la 58 vjeç e 24 ditë.

ARSIMIMI: I diplomuar për fizikë në universitetin e Tiranës.

PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje muslimane.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Deputet.

ALFRED MOISIU, presidenti i 7-të i republikës

DITËLINDJA: 1 dhjetor 1929.

VENDLINDJA: Shkodër.

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 24 korrik 2002-24 korrik 2007.

KOHËZGJATJA NË DETYRË: 5 vjet.

MOSHA KUR MORI DETYRËN: 72 vjeç, 4 muaj e 7 ditë.

ARSIMIMI: I diplomuar ushtarak.

PËRKATËSIA FETARE: Ortodoks

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Mbrojtjes.

BAMIR TOPI, presidenti i 8-të i Republikës.

DITËLINDJA:24 prill 1957

VENDLINDJA: Durrës.

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: Nga 24 korriku 2007 deri më 24 korrik 2012

KOHËZGJATJA NË DETYRË: 5 vjet.

MOSHA KUR MORI DETYRËN: E mori detyrën 50 vjeç e 3 muaj.

ARSIMIMI: I diplomuar si mjek veteriner në Universitetyin Bujqësor, Kamëz.

PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje mulsimane.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Bujqësisë, deputet.

BUJAR NISHANI, presidenti I 9-të i Republikës.

DITËLINDJA: 29 shtator 1966.

VENDLINDJA: Durrës

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 24 korrik 2012–24 korrik 2017

KOHËZGJATJA NË DETYRË: 5 vjet

MOSHA KUR MORI DETYRËN: 46 vjeç, 1 muaj e 5 ditë.

ARSIMIMI: I diplomuar ushtarak dhe jurist.

PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje muslimane.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Brendshëm, ministër i Drejtësisë, deputet.

ILIR META, presidenti I 10-të i Republikës

DITËLINDJA: 24 MARS 1969

VENDLINDJA: ÇEPAN, SKRAPAR.

DITA KUR U ZGJODH PRESIDENT: 28 PRILL 2017, ORA 18.00.

VOTAT QË MORI NË KUVEND: 87 VOTA PRO DHE 2 KUNDËR

MOSHA E ZGJEDHJES SI PRESIDENT: 48 VJEÇ, 1 MUAJ E 4 DITË

PËRKATËSIA FETARE: MUSLIMAN BEKTASHI.

ARSIMIMI: DIPLOMUAR PËR EKONOMI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS.

PËRKATËSIA FETARE: Bektashi.

DETYRA TË TJERA SHTETËRORE: KRYETAR I KUVENDIT, KRYEMINISTËR, ZËVENDËSKRYEMINISTËR NË QEVERINË E PANDELI MAJKOS, ZËVENDËSKRYEMINISTËR NË QEVERINË E FATOS NANOS DHE ZËVENDËSKRYEMINISTËR NË QEVERINË E SALI BERISHËS, MINISTËR I JASHTËM, MINISTËR I EKONOMISË, SEKRETAR SHTETI NË MINISTRINË E JASHTME, DEPUTET.

3 komente në “Nuk ka dilema, Ilir Meta është presidenti i 10-të në historinë e Shqipërisë”

  1. a.f. says:

    Te rroni e ta gezoni…bashke me te tjeret…

  2. Tema says:

    Vendi po ecen me njerez te eksperimentuar., sot duhet te godasim çekanin e drejtesise dhe ne Presidenc., si ne parlament ku padrejtesia do zvoglohet ndjeshem.

  3. til says:

    Hiqini ato besime fetarte se late nam late. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
    Mos e beni corbe shtetin me fene. Shqiptaret jane munduar te bejne shtet te mirfillte. Mos i ngateroni besimet fetare apo prejardhjet e familjeve sipas regjistrimit turk me shtetin. Shqiptaret kane besimin Shqiptar.
    Dhe me e rendesishme eshte:
    Keta qe keni permendur jane president te nje pjese te shqiperise. Shqiperia eshte kudo qe flitet shkruhet kendohet veshjet tradicionale jane shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje