Kandidatja për president në Francë, Marine Le Pen është sulmuar me vezë gjatë një takimi elektoral në rajonin Brittany.
Kandidtatja e Frontit Nacional ishte duke marrë pjesë në takimin elektoral, pak ditë përpara raundit final të votimit, kur u përball me një grup protesutesish, të cilët e sulmuan me vezën, ndërsa bërtisnin: “Mjaft me fashistët.”
Le Pen arriti ta shmangte goditjen, ndërsa u largua nga truprojat.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pas një debate të ashpër televiziv, midis Le Pen dhe kudnërshtarit të saj Emmanuel Macron, i cili pritet të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve.