Mbyllet gjysmëfinalja Monako-Juventus me rezultatin 0-2. Të gjitha golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

3 Maj 2017, 22:24Sociale TEMA

Monako-Juventus është sfida e dytë e fazës së gjysmëfinaleve të “Uefa Champions League” që zhvillohet në stadiumin “Stade Louis”.

Një takim i cili pritet që të dhruojë mjaft emocione pasi që të dyja ekipet do të kërkojnë që të shkojnë në finalen e “Cardiffi”.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj sfide./Përgatit Fatjon Baze/

Formacionet zyrtare:

Monako: Subasic; Dirar, Glik, Jemerson, Sidibe; Fabinho, Bakayoko; Silva, Lemar; Falcao, Mbappé

Juventus: Barzagli, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Marchisio; Dani Alves, Dybala, Mandzukic; Higuain

Monako i afrohet golit të parë me Germain por ndalen sërish nga Buffon

Minuta 80′, Rast i rrezikshëm për Monakon që tenton të zërë në befasi mbrojtjen mike por pa rezultat

GOL! Juventusi realizon dhe golin e dytë me të njëjtin autor Gonzalo Higuain që e dërgon topin për herë të dytë në rrjetë

Minuta 47′, E nis në sulm Monako pjesën e dytë me Falkaon që i afrohet golit të barazim por ndalet nga Buffon

Nis pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvndësim

GOL! Gonazalo Higuain kalon në epërsi Juventusit pas një aksioni spektakolar të bardhezinjve duke godituar sakt brenda zonës, në festë tifozeria mike

Minuta 19′, Një tjetër rast i artë për vendasit për të kaluar në epërsi me Falcaon që ndalet nga Bbuffon i cili po mban të pa perkuar portën e “Zonjës së Vjetër”

Minuta 15′, Eshtë sërish Mbappe që i afrohet shumë pranë golit të avantazhit, por Buffon bën mrekullinë duke i mohuar një gol të sigurtë

Minuta 12′, Mbappe krijon rastin e parë të rrezikshëm për Monakon i cili godet me kokë, por pa problem për Buffon

Minuta 9′, Kundërsulm i frikshëm i Juventusit me anë të Dybala dhe Dani Alvesh me këtë të fundit që godet në mënyrë të gabuar

Nis gjysmëfinalja Monako-Juventus me topin e nisur nga qëndra nga ana e bardhezinjve

1 komente në “Mbyllet gjysmëfinalja Monako-Juventus me rezultatin 0-2. Të gjitha golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO”

  1. v says:

    Paska ble dhe juven ai dreci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje