Dy udhëtarë të linjës ajrore japoneze, ANA, u filmuan teksa ziheshin me njëri tjetrin pak përpara se avionic të bëhej gati për nisjen.
Momenti dramatik ka tronditur pasagjerët e tjerë, ndërsa një fëmijë dëgjohet të qajë.
Ndërkaq, stafi i avionit me vështirësi ka arritur t’i ndajë, por ndërsa përpiqeshin të largonin njërin prej burrave, ai kthehet sërish për të goditur kundërshtarin.
Sipas personelit të linjës ajrore, ngjarja ka ndodhur, pasi njëri prej dy udhëtarëve ishte i dehur dhe shkaktoi rrëmujë brenda avionit.