VIDEO/ Trump lë në mes intervistën me gazetarin e CBS

2 Maj 2017, 08:57Sociale TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump ndërpreu në mes një intervistë në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet në lidhje me akuzat që ai ka ngritur ndaj ish-presidentit Obama se e ka përgjuar.

Trump u intervistua nga John Dickerson, prezantues i programit “Face The Nation” të CBS, për një sërë çështjesh, në përfundim të 100 ditëve të para të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Dickerson e pyeti Trump nëse i qëndronte ende deklaratës, në të cilën e kishte cilësuar Obaman si “të sëmurë dhe të lig.”

“Unë nuk i qëndroj asgjëje,” u përgjigj Trump. “Merreni sit ë doni. Mendoj se pala jonë ka prova mjaft të forta. Dhe të gjithë po flasin për këtë…”

Kur prezantuesi i kërkoi të spiegohej më qartë, presidenti u përgjigj.:

“Nuk duhet të më pyesni mua.”

“Përse jo?”

“Sepse unë kam mendimet e mia dhe ju mund të keni tuajat.”

“Por, ju jeni presidenti i SHBA,” tha prezantuesi.

Pas kësaj, Trump vendosi ta ndërpriste intervistën, duke thënë, “Dakort, mjafton me kaq. Ju faleminderit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje