Policia në Philadelphia, SHBA është vënë në kërkim të një adoleshentej, e cila sipas tyre terrorizoi një restorant Kinez.
Vajza, e cila mendohet të jetë midis moshës 16-18 vjeçe, ishte në një restorant kinez në Philadelphia bashkë me disa shoqe.
Por, për shkak të rrëmujës që po shkaktonin, punonjësja e restorantit iu kërkoi të porosisnin ose të largoheshin.
Vajza shihet teksa afrohet tek dritarja e shërbimit dhe i bën disa shenja punonjëses 44 vjeçare, e cila i ka shtyrë dorën jashtë dritares.
Pas kësaj, vajza nuk e ka kontrolluar veten, por ka goditur me shkelm derën dhe ka sulmuar punonjësen e restorantit.
Në videon e publikuar, shihet se ajo dhe shoqet e saj kanë grabitur edhe një sasi parash, që kanë gjetur aty, përpara se të largoheshin.