Ishte një betejë e ashpër territorial për këto dy mace, që padyshim nuk do të kishte një fund të lumtur për njërën prej tyre.
Pamjet e filmuara në lumin Tamiz në Londër, tregojnë momentin kur njëra nga macet shtyn tjetrën, duke e hedhur në lumë.
Por, fatmirësisht aty pranë është gjendur një nga punëtorët e portit, i cili nxiton për ta shpëtuar macen, duke e nxjerrë nga uji.