Mbyllet gjysmëfinalja Real Madrid-Atletiko Madrid me rezultatin 3-0. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

2 Maj 2017, 22:00Sociale TEMA
Mbyllet gjysmëfinalja Real Madrid-Atletiko Madrid me rezultatin 3-0.

Real Madrid-Atletiko Madrid është sfida e parë e fazës së gjysmëfianleve të “Uefa Champions League”, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeo”.

Një derbi madrilen i cili pritet që të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël pasi që të dyja ekipet do të synojnë që të kualifikohen për në finale.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të ndeshjes./Pergatit Fatjon Baze/

Formacionet zyrtare.

Real Madrid: Keylor, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Casemiro, Isco, Kroos, Modric; Benzema, Cristiano

Atletiko Madrid: Oblak, Lucas, Savic, Godin, Felipe Luis, Gabi, Koke, Saul, Carrasco, Griezmann, Gameiro

GOL! I pamëshirshëm Kristiano Ronaldo që shënon dhe golin e tretë në këtë sfidë

GOL! Reali dyfishon rezultatin me të njëjtin autor Kristiano Ronaldon që shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca


Minuta 66′, Benzema krijon rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë, por gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat

Nis pjesa e dytë e ndeshjes me Realin që bën zëvëndësimin e parë duke futur në lojë Nacon në vend të Carvajal

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0

Minuta 28′, Një tjetër rast i rrezikshëm për Realin për të dyfishuar rezultatin, me Ronaldon që jep një asis perfekt për Benzeman i cili tenton të shënojë në mënyrë spektakolare por jashtë kuadratit

Minuta 17′, Gameiro humbet një rast të artë për të barazpeshuar rezultatin ku i vetëm me Navas ndalet në momentin e fundit nga ana e portierit madrilen

Minuta 15′, Sërish madrilenët që i afrohet golit të dytë me Varane që ndalet mrekullisht nga ana e Oblak

GOL! Reali zhbllokon rezultatin duke kaluar në epërsi me anë të Kristiano Ronaldos që godet sakt me kokë duke mposhtur Oblak

Minuta 6′, Rast i artë për Realin për të kaluar në epërsi pas një aksioni spektakolar me Benzeman që me portën e boshatisur nuk e dërgon topin në rrjetë

Spektakolare kerografia e tifozave madrilen në Santiago Bernabeo. Nis ndeshja me topin e nisur nga qendra nga ana e skuadrës së Atletikos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje