Kjo video tregon momentin e pazakontë, kur një grua ecën e zhveshur krejtësisht brenda aeroportit “Hartsfield-Jackson” në Atlanta, SHBA.
Incidenti ka ndodhur të premten në atë, që cilësohet si aeroporti më i ngarkuar në botë, i cili iu shërben rreth 100 milionë pasagjerëve çdo vit.
Sipas policisë, gruaja bleu një biletë me para në dorë dhe më pas u zhvesh.
Ajo u ndalua nga stafi i sigurisë dhe më pas u transportua drejt spitalit për një kontroll psikiatrik.