Dy grabitës të veshur si punëtorë ndërtimi tentuan të vidhnin një dyqan orësh.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë brenda dyqanit, tregojnë momentin kur dy personat hyjnë dhe njëri prej tyre i kërkon shitësit të firmosë një dokument, thjesht për ta shpërqëndruar.
Duke përfituar nga mungesa e vëmendjes, grabitësi e godet atë me grusht në fytyrë dhe shoku i tij përpiqet të rrëmbejë disa nga orët e ekspozuara, por shitësi ka nxjerrë armën duke kërcënuar dy personat.
Ata janë larguar menjëherë, por arritën të merrnin disa orë në momentin e arratisjes.