Pamjet shokuese tregojnë momentin kur mysafirët që morën pjesë në një lojë tradicionale që zhvillohet në dasmat në Kinë ranë nga ballkon i një ndërtese i cili ndodhej në kat të parë.
Rreth pesë vetë u plagosën dhe u dërguan menjëherë në spital.
Edhe pse dy prej të plagosurve qëndruan në spital pasi kishin marrë plagë të rënda, dasma nuk u ndërpre.
Ballkoni u rrëzua ndërsa të ftuarit po luanin lojën tradicionale duke u shtyrë më njëri tjetrin. Ngjarja ndodhi të hënën, në katin e parë të një shtëpie në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.