Ministri grek kërcënon Tiranën zyrtare: Dënojmë tezën e Shqipërisë së Madhe! (Nuk kishte si të qëndronte pa folur Kamenos)

8 Maj 2017, 13:41Rajoni TEMA

Vitin e shkuar i njëjti Ministër grek do të vinte në kufirin e Shqipërisë, i veshur me uniformë ushtarake, ndërsa sot, Panos Kamenos, i veshur me kostum jep të njëjtin mesazh për Shqipërinë.

Tezat e Shqipërisë së Madhe, që sipas tij hidhen në tregun mediatik shqiptar shpesh herë, janë të dënueshme dhe të patolerueshme.

Këto deklarata, Ministri i Mbrotjes Panos Kamenos i ka bërë gjatë një interviste të tij në televizionin grek “Skai”. Kamenos tha se Shqipërisë duhet t’i interesojë shumë ruajtja e marrëdhënieve të mira me Greqinë.

“Ne me Shqipërinë bisedojmë për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, për të drejtat e njeriut të minoritetit grek, por jo për çështje që rëndojnë Greqinë ose për çështje të cilat janë të mbyllura.

Debate të tjera si ato për ndryshim kufijsh në Ballkan jane thjesht provokime dhe teza të nacionalisteve dhe Greqia jo vetëm nuk i përkrah, por i dënon ashpër ato.”- tha Ministri i Mbrojtjes.

Kamenos ka folur në lidhje edhe me pranimin ose jo të emrit të “Maqedonisë” si shtet. Ai ka thënë se Athina zyrtare nuk do ta njohë kurrë emrin e shtetit me të cilin ndan kufijtë, por ka shtuar se, ashtu siç po shkon situata, në diskutim mund të vihet edhe ekzistenca e shtetit.

Disa javë më parë, në një intervistë për prestigjiozen “Politico”, Kryeministri Edi Rama do të shprehej se mundësia e një bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një alternativë e mundshme, nëse BE do t’i mbyllte derën këtyre dy shteteve të të njëjtit komb.

Kjo deklaratë solli reagime të ashpra, jo vetëm nga Serbia dhe Greqia, por edhe nga vetë BE.

9 komente në “Ministri grek kërcënon Tiranën zyrtare: Dënojmë tezën e Shqipërisë së Madhe! (Nuk kishte si të qëndronte pa folur Kamenos)”

  1. mirel says:

    Kjo sarkazma juaj qe ne titull e ka fundosur perfundimisht Kamenon.
    E keni shpartalluar fare. Nuk ish nevoja te lexoja me tej.
    Kameno ben mire te lexoj Temen dhe te matet kyr te flase.

    1. albaniafirst says:

      Mirel, pse ti kujton se ne e rruajme per gazetat e grekut.
      Greket ti kendojne Stalinit ne varr se po te ishte per ate kokemushken tone qe kishim KryeMinister ne kohen e merhumit, ne 1957-ten, I kishte shkuar deri ne Athine.

  2. .......!!!!!? says:

    A na henksh prodhimin o kajmeno bashke me kta te vorio epidhit !!

  3. "Greqia"eshte e = me Isis keshtu eshte krijuar says:

    O “greker”jeni “shtet”artificial dhe patjeter do keni probleme me shqiptaret . Pranoni realitetin .Boll u mori kisha ne qaf.

    1. Spathiati says:

      Sigurisht që Greqia është shtet “artificial”!
      Shtet “natyral” është albanistani me popullsine e saj te “pastert” pellazgo-turkoaziatike ?
      Bij te denje te baba Erdoganit:-)

      1. hahaha says:

        Mos u acaro mere jevgjit se mos na dhjesesh nga goja mesohuni me te verteten panvaresisht se te djeg dhe te dhemb deri ne rreze por eshte ilaci me i mire per kokrea debilash si puna jote

  4. Mbreti says:

    Mjafton tu shohesh fytyrat ketyre Kurdeve Grek!

  5. K0¢eva®i shqiptar says:

    Kamenos na rrofsh topat ??.

  6. betixho says:

    A!,ZOTI KAMENOS! DOMETHENE SHQIPERIA TI LERE ATO PADREJTESI QE I KINI BERE JU DHE TE MOS HAPE PUNE KUFIJSH,KURSE ZOTROTE PASI KALON 2-3 PYETJE TE GAZETARIT PO FLET ME KOPETENCA DUKE BERE INSINUATA SE KUFIJT E MAQEDONISE MUND TE NDRYSHOJNE DHE KY SHTET RREZIKOHET TE MOS EGZISTOJE.
    PRA,KUR DONI JU GREKET MUND TE FLITET PER NDRYSHIM KUFIJSH DHE KUR ZDONI JU, NE TE MOS FLASIM.
    PRA JU TE FLISNI NE TE MOS FLASIM.JO MORE GREKU KAMENOS E KENI GABIM,
    NE E DIME SE JU VAZHDONI ME TEORINE E KRYEMINISTRIT TUAJ TE 1844-res JANI KOLETI TE MEGALIDESE.JU E KRIJONI KOMBESINE SIÇ KA THENE ISOKRATE-GREKE JANE TE GJITHE ATA QE SHKOLLOHEN DHE FLASIN GREQISHT DHE JU I KINI SHTUAR EDHE QE JANE ORTODOKS.
    KURSE NE ZOTI KAMENOS NUK E KEMI SI JU.NE QUAJME KOMB TE GJITHE ATA QE JANE LINDUR ME NENE E BABE ILIRO SHQIPTARE DHE FLASIN SHQIP ME ZAKON E TRADITA SHQIPTARE.
    NGA KETA QE JANE TE TILLE SIÇ THASHE JANE NJE KRAHINE E TERE TEK JU-ATA THESPROTET E VJETER APO ÇAMET E RINJ QE I FUTI NENE KUFIJTE TUAJ KRYEMINISTRI JUAJ VENIZELLOS DHE FUQITE E MEDHA ME DIPLOMACINE E TYRE TE PADREJTESISE DHE TE DREJTES SE FORCES PER TI SHKEPUTUR KOMBIT SHQIPTAR NJE NGA PJESET E KOMBIT ME CILESITE ME TE SHQUARA SHQIPATRE.
    I KINI JU ATA ATY DHE I MBANI NENE THUNDREN E FORCES,TE NDRYSHIMIT TE GJUHES DHE FESE DHE HERE PAS HERE ME FSHIRJEN E TYRE NGA FAQJA E DHEUT
    DHE ATA QE KANE MBETUR GJALLE NUK I LEJONI AS TE VINE TE SHOHIN ME SY VENDIN E TYRE DHE SHTEPITE E TYRE QE I KANE LENE PERDHUNSHEM NENE KERCENIMIN E BAJONETAVE TE GJENERALIT FAMEKEQ ZERVAS.
    DHE JENI EDHE JU ANTARE TE EUROPES SE VLERAVE
    .JU I TURPERONI PLATONIN,ARISTOTELIN,SOKARATIN,PERIKLIUN MORE VESH ZOTI KAMENOS?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje