“Killer-i i bashkëshorteve" shokon grupin hetimor: E qëllova gruan se më bëri me nerva, s’pendohem

9 Maj 2017, 17:47Kronika TEMA

“E qëllova se më bëri me nerva, s’pendohem,” ky ka qenë argumenti që ka dhënë shtetasi Beqir Xhilaj për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Oficerët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Shkodër e kanë marrë në pyetje për të ditur më tepër mbi rrethanat që e kanë shtyrë drejt ekzekutimit të bashkëshortes së tij 45-vjeçares Lumturije Xhilaj,  por janë shokuar nga përgjigjet që ai ka dhënë.

I pyetur nga hetuesit se si e ka kryer vrasjen mësohet të ketë thënë se “kam shkuar në dhomë ku kam pas çiften, gruan e lashë në dhomën e ndenjes duke bërë zhurmë, u ktheva dhe e qëllova një herë në gjoks duke e lënë të vdekur. Më pas vendosa çiften afër saj dhe prita deri sa të vinte policia. Nuk jam penduar aspak”.

Fillimisht Xhilaj ka tentuar ta inskenojë ngjarjen si vetëvrasje.

Pasi e ka qëlluar për vdekje me një të shtënë me armën e zjarrit tip çifte, gruaja ka mbetur e vdekur në vend e mbështetur në poltron në dhomën e ndenjes, ai pastaj ka marrë armën dhe e ka vendosur pranë saj dhe është ulur përballë duke pirë raki.

Fillimisht mësohet se ka qenë vetë 74-vjeçari që ka njoftuar policinë i cili mësohet të ketë thënë se në shtëpinë e tij ka ndodhur një vetëvrasje.

Oficerët fillimisht e kanë marrë në pyetje në shtëpi, ku ky ka mohuar të ketë kryer vrasjen.

Deklaratat kontradiktore të tij kanë çuar në dyshimin se autori i vrasjes është pikërisht 74-vjecari.

Pasi është shoqëruar në komisariat është marrë në pyetje sërish, ku gjatë gjithë kohës është mbajtur nën presion për të zbardhur të vërtetën.

Ai e ka mohuar gjatë gjithë kohës, ndërsa më pas ka filluar të sqarojë se si mundi të qëllojë ai me çifte edhe pse është me njërin krah, mënyrën se si i vendos fishekët, apo edhe si e mbanë armën.

Pas rreth tre orësh ai ka pranuar autorësinë e vrasjes, duke thënë se e kam qëlluar sepse më bëri me nerva, u acarova shumë me të.

Ndërsa i pyetur disa herë se pse e ka kryer këtë veprim, ai nuk ka pranuar të përgjigjet më tutje dhe për të dhënë hollësi tjera.

Beqir Xhilaj i martuar katër herë autor i vrasjes së gruas së dytë të tij dhe të katërtës, tashmë do gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën  penale “ Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

1 komente në ““Killer-i i bashkëshorteve” shokon grupin hetimor: E qëllova gruan se më bëri me nerva, s’pendohem”

  1. mirel says:

    Kjo qenka histori interesante.
    Sa gra u dashka te vrase ky qe te futet ne burg.
    Tipike per nje shtet te deshtuar dhe te qelbur si Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje