Prokuroria kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea

8 Maj 2017, 12:17Kronika TEMA

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrean si dhe heqjen e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike për 5 vjet.

Majlinda, gjyqtare e Gjykatës së Lartë, është e akuzuar për korrupion pasiv dhe është e pezulluar nga detyra.

Nderkohe qe per burrin e saj, Odhise Andrea, prokuroria kerkoi denimin me </span>5 vjet burg plus heqjen e se drejtes per ushtrim te detyrave publike per 5 vjet.

Per te akuzuarit e tjere ne kete proces, prokuroria kerkoi 4 vjet burg per shtetasin Petraq Dashi, 2 per Ilia Çabirin dhe 1 vit burg per Eleni Lino.  Nderkohe qe u kerkua edhe konfiskimi i pasurise prej 50.000 euro, shume pretenduar e marre si ryshfet.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, i dyshuari Petraq Dashi ka ndërmjetësuar me bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea në lidhje me çështjen në gjykim, ku ishin palë trashëgimtarët Çabiri dhe Lino. Dyshohet se ai ka rënë dakord për pagesën e një shumë prej 50 mijë euro për të marrë një vendim në favor të tyre.

Pasi ka nënshkruar një kontratë fiktive për huazimin e një shumë prej 50 mijë euro, Dashi i dorëzon një shumë të tillë bashkëshortit të gjyqtares në një lokal në Tiranë.

Te nesërmen, në 12 korrik gjykata vendosi në favor të Çabirit dhe Linos. Hetimi ka nxjerrë në mënyrë indirekte gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, përmes survejimit të veprimeve të bashkëshortit të saj.

1 komente në “Prokuroria kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea”

  1. ITALIA says:

    kjo eshte cmenduria e fundit te ndershmerise ne kete vend.TURP si nuk e kuptoni qe po shkaterroni nje person qe mos ta pesojne shume shume ….te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje