EMRAT/ Ndryshime të tjera në Policinë e Tiranës, lëvizin shefat e Komisariateve

8 Maj 2017, 10:13Kronika TEMA

Të paktën 12 zëvendësdrejtora dhe shefa komisariatesh kanë lëvizur në detyra të tjera, në qarqe, ose edhe në Policinë e Tiranës.

Kështu, raportohet se është shkarkuar zv drejtori Policisë së Tiranës, Skënder Hita, i cili emërohet në po të njëjtën detyrë në Lezhë.

Në vend të tij në Tiranë emërohet Arsen Sinomati, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit 2.

Raportohet gjithashtu se është shkarkuar edhe shefi i Komisariatit 1, Elton Alushi.

Ai është emëruar shef sektori në krimet e lehta në Policinë e Tiranës.

Gjithashtu është shkarkuar shefi i komisariatit nr. 4, Alket Shatro.

Ai emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme.

Në komisariatin nr. 4 emërohet Agim Hoxha, ish-shefi i komisariatit Shijak.

Në Shijak emërohet Aliosha Broka.

Është shkarkuar gjithashtu shefi i sektorit “Shqiponja” Vladimir Laska.

Në vend të tij emërohet Olti Bistri.

Po ashtu është shkarkuar edhe shefi i komisariatit nr.6, Neritan Boci.

Në vend të tij emërohet Arben Aliko.

Gjithashtu është shkarkuar edhe shefi i komisariatit rrugor, Ervin Hasrama, ndërsa në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti.

Shkarkime ka pasur edhe në komisariate e Drejtori në qarqe.

1 komente në “EMRAT/ Ndryshime të tjera në Policinë e Tiranës, lëvizin shefat e Komisariateve”

  1. orli says:

    Arben Aliko! Mos me thoni qe eshte oficeri pijanec i ushtrise qe e kane bere shef komisariati, duhet te jete ndonje tjeter me te njejtin emer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje