Identifikohet autori që plagosi boksjerin shkodran

7 Maj 2017, 12:01Kronika TEMA

Policia ka identifikuar aurtorin që plagosi një ditë më parë më armë zjarri boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa, Ai është 21-vjeçari me iniciale V.K. banues në Shkodër.

Boksieri i njohur shkodran u plagos dje  rreth orës 14:50 në vendin e njohur si “Ura Dervishbeg” në qytetin e Shkodrës, teksa po dilte nga një berber.

 Njoftimi i policisë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të shtetasit N.H, ndodhur më 06.05.2017.

Brenda një kohe të shkurtër policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar  të ngjarjes së djeshme, ku rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, Shkodër është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi N. H.,  33 vjeç.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduriale të kryera nga Specialitët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në D.V.P.Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, është bërë e mundur  identifikimi  dhe shpallja  në kërkim autorit të dyshuar V.K , 21 vjeç,  banues në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale  “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë,  e kryer në bashkëpunim” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  të parashikuara nga nenet  78,22,25 e 278 të Kodit Penal

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 14:50 në vendin e njohur si “Ura Dervishbeg” në qytetin e Shkodrës, teksa boksieri i njohur shkodran po dilte nga një berber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje