Taulant Balla thumbon Berishën: Shyqyr që nuk do jetë në parlament, do bien rehat veshët e nënave dhe motrave tona nga fyerjet e tij

9 Maj 2017, 14:12Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka thumbuar Sali Berishën për faktin që ai nuk do të jetë më në Parlamentin e Shqipërisë pasi PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Teska ishta duke mbajtur fjalën në Kongresin e PS në Durrës, Balla tha se tani që Berisha nuk do të jetë më në Parlament do bien rehat veshët e nënave dhe motrave tona nga fyerjet dhe fjalët e pista të ish-Kryeministrit.

“Teksa po hyja në Pallatin e Sportit, një durrsak më tha: Hë mo Taulant në shtator sdo ta kesh më në Parlament Saliun, do biesh rehat dhe sdo kesh me kë të merresh. Ia ktheva: Do bien rehat veshët e nënave dhe motrave tona nga fyerjet dhe fjalët e pista”- tha Balla teksa prezantoi kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 18 qershorit për qarkun e Elbasanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje