Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas rrëzimit të Qeverisë, i është drejtuar mediave nga një konferencë e jashtëzakonshme.
Ai tha se sot u konstatua se koalicioni qeverisës ashtu siç ka filluar edhe përfundoi, me turpin e vet të mashtrimit.
Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovas ka përshëndetur votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.
Kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ka thënë se përfundimi i Qeverisë “Mustafa” është lajm i mirë për vendin. Ai ka thënë se ky vendim nuk duhet ta pengojë vullnetin e sovranit.
“Sot konstatojmë se koalicioni qeverisës ashtu siç ka fillu edhe përfundoi. Me turpin e vet të mashtrimit. Zgjedhjet duhet të jenë të lira e fer. Kërkojmë ndihmën e Amerikës që zgjedhjet vërtet të jenë të lira fer”, tha Haradinaj.
“Për këtë kërkojmë ndihmën e Amerikës dhe BE-së që zgjedhjet të jenë të lira që të mos ndërhyjë askush në vullnetin e sovranit
Hapi tjetër është ndërtimi i shtetit ligjor që e mbron qytetarin e vet si brenda dhe jashtë që nuk lejon Serbia mi fut duart në Kosovë apo ndonjë shtet tjetër, pra me qenë shtet sovran” tha lideri i AAK-së.
E ti klyeministel, e ?
Interesant eshte fakti qe per 2 vjet nuk u rrezua qeveria ne kosove edhe pse as nuk e meritonte te votohej qeveria Mustafa , por menjehere pasi u zgjodh Thaçi president , dhe pasi sapo u lirua nga izolimi ne France Haradinaj, qeveria fluturoi me kembe ne ajer. Shejtaner paskan qene keta francezet, i luajne mire guret e shahut . Dine te perdorin edhe kamzhikun, edhe sheqerin .