Reali i Madridit i bashkohet në finalen e "Cardiffit" Juventusit

10 Maj 2017, 22:38Sociale TEMA

Reali i Madridit është finalistja e dytë e “Uefa Champions League”, duke eleminuar në gjysmëfinale skuadrën e Atletiko Madridt.

Madrilenët i bashkohen në finalen e madhe të “Cardiffit”, Juventusit që u kualifikuan mbrëmjen e djeshme pas fitores me Monakon.

Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidane, humbi në përballjen e sotme ndaj Atletikos me shifrat 2-1, por triumfi në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 i dha kualifikimin “Los Blancos”.

Vendasit arritën që të nisnin në mënyrë përfekte sfidën duke shënuar dy gola mjaft të shpejtë me anë të Saul dhe Greizmann që ndezën shpresën e kualifikimit.

Por, Isco në fundin e pjesës së parë shënoi për Realin duke i shuar shpresat skuadrës së Diego Simeones për tu kualifikuar.

Tashmë finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë Juventus-Real Madrid, që do të zhvillohet më datë 3-qershor në “Cardiff”./Përgatiti Fatjon Baze/

Goli i Saul

Goli i Greizmann

Goli i Iscos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje