REPLIKE me Andi Bushatin: Ajo që ti thua është, 'tym e flakë të bëhet'. Basha është pupaci i Berishës, nëse nuk e ke mësuar këtë, kot që rron

10 Maj 2017, 10:26Politika TEMA

Nga Mustafa Nano*

Replika e Bushatit nuk më pëlqeu. Sepse ishte bërë turravrapthi. Dhe po kështu, turravrapthi, duhet ta ketë lexuar edhe shkrimin tim. Sepse ndryshe nuk shpjegohet që mendja i kish mbetur vetëm te metafora e Bashës-engjëll e që shfaqej i shqetësuar që unë e quaja palë me Bashën. Me këtë shqetësim ai thjesht kruhet atje ku i djeg. Dhe unë nuk e kuptoj pse i djeg, pasi së pari, nuk e thosha që ai ishte palë me Bashën dhe së dyti, nuk do kish ndonjë gjë edhe sikur ta thosha. Sepse të gjithë jemi të anshëm. Nëse dikush më thotë mua se jam i anshëm, në të vërtetë nuk më ka thënë asgjë fyese. Sepse unë jam i anshëm. Madje, më shumë se Bushati. Paanshmërinë duhet ta kërkojmë te një edicion lajmesh (dhe nuk është se mund ta arrijmë, të kuptohemi), por jo te një opinionist. Një opinionist mund të jetë i paanshëm vetëm nëse nuk e hap gojën. Mirëpo kështu veç opinionist nuk është. Në momentin që unë them se çadra në bulevard është një aksion i shëmtuar politik është e qartë se jam duke mbajtur anë. Por të njëjtën gjë bën edhe Bushati në momentin kur thotë se Rama duhet qëruar një orë e më parë, madje me dhunë, nga zyra. Apo Bushati pretendon se këtë e thotë si i paanshëm?

Ne, edhe kur nuk duam të mbajmë anë, jemi duke mbajtur anë prapëseprapë. Për të mos thënë që ka raste kur mënyra më e mirë për të mbajtur anë është të mos mbajturit anë ose thënë ndryshe, është të trajtuarit njësoj të të dyja palëve. Dua të them se, t’i trajtosh njësoj A-në e B-në në një kohë që A-ja është e keqe dhe B-ja është më e keqe, është një favor që i bëhet B-së. Apo jo? Dhe t’i bësh favor B-së do të thotë të jesh në anën e saj. Dhe kjo që sapo thashë ilustron faktin që paanshmëria, edhe sikur të jetë e mundur, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me objektivitetin. Për mua rrallë ka të bëjë me objektivitetin. Lëre pastaj që në këtë punën tonë objektivitetit nuk i gjendet filli. Ja, fjala vjen, Bushatit i duhet të nxjerrë një listë të pasosur me zullume të Ramës për të justifikuar votën kundër tij; ndërsa mua do të më mjaftonte veç fakti që Basha është zero me xhufkë për t’i vënë kryqin njëherë e mirë. Kush është më objektiv, unë apo Bushati? Bah!

Nuk është ky problemi pra. Shqetësimi im ishte tjetër. Dhe ishte bërë i qartë si në titull, ashtu edhe gjatë shkrimit: Gara politike nuk është luftë. Thënë me fjalë të tjera, unë jam i shqetësuar, jo ngaqë mendoj se Bushati është me Bashën (nuk më prishet gjiza se me kë është; është punë e tij dhe vetëm e tij), por ngaqë ai është duke i hedhur benzinë zjarrit të një konflikti civil në Shqipëri. Unë jam i shqetësuar kur e dëgjoj të thotë se “një pushtet banditesk si ky i Ramës luftohet me dhunë, pasi nuk ka mënyrë tjetër” (marrë nga programi i Ylli Rakipit), se “kryeministri është i papranueshëm si palë në dialog; çdo lloj bisedimi me Ramën në tryezë do të ishte një parodi; nëse Basha e bën këtë gjë, ai duhet të bëjë gati valixhet e të ikë në Holandë”, apo kur iu bën apel berishianëve: “E patë? U tërhoq në Kavajë; kështu do tërhiqet edhe më tutje, sepse është i paburrë; prandaj mos hiqni dorë nga kjo që keni nisur, derisa ta rrëzojmë”, (ky ishte mesazhi i shkrimit të tij pas tërheqjes së kryeministrit në Kavajë).

Dhe Bushati e kishte një përgjigje edhe për këtë shqetësim në replikën e Bushatit. Mirëpo arsyetimi i kishte dalë një si çorbë. Shikoni çfarë thotë: “Meqenëse opozita e Bashës nuk është shkëputur dot nga praktikat më të këqija të berishizmit, se nuk ka ditur të rinovohet, se nuk ka bërë mea colpa për Gërdecin, 21 janarin, Armon, Albpetrolin, vjedhjen e zgjedhjeve në Tiranë…, e meqenëse Rama është në një aleancë të pathyeshme me oligarkët të cilëve iu ka falur koncesione 10-vjeçare dhe leje ndërtimi mbi 20-katëshe, në një kompromis të plotë me narkotrafikantët, atëherë unë jam me idenë që para se të bëjë opozitë false dhe t’i sigurojë kryeministrit sfondin e një farse demokratike, PD-ja do të bënte mirë të mos futej në zgjedhje, se është më mirë një PD e ngujuar në çadër; gjendja aktuale në Shqipëri, ku qeveria ka rrëmbyer pushtete ekstrademokratike dhe ku opozita është moralisht e pabesueshme, e bëjnë të pamundur një garë reale; më mirë të mos kemi zgjedhje fare, se sa të kemi një konkurrim fiktiv…”. E kuptuat ju? Unë jo. Po provoj ta sjell në një formë më të shkurtër: “Meqenëse PD-ja është një parti e ndyrë, e meqenëse PS-ja është po kaq e ndyrë, do ishte më mirë të mos kishim zgjedhje fare; dhe është PD-ja ajo që e ka për detyrë të na e bëjë këtë të mirë”!!!!

Andi, unë mendoj se më e mira fare do ishte që t’i thoshim gjërat ashtu si janë, d.m.th. që:

1. Rama, hiq pak shto pak, është ai që thua ti.

2. Rama, është si është, është i zgjedhur nga një shumicë e madhe shqiptarësh dhe se atë mund ta largojë nga zyra e kryeministrit vetëm një shumicë tjetër shqiptarësh, që nuk është nevoja të jetë po aq e madhe.

3. Opinioni yt, i Bashës, i Berishës, i opozitës, në daç dhe i imi mbi Ramën, mund të jetë më i arsyeshmi e më i drejti në botë, por nuk ka vlerën e fuqinë e shumicës së votave.

4. Basha është pupaci i Berishës (nëse nuk e ke mësuar këtë, kot që rron).

5. Berisha është ai që ti mendon se është (dhe këtu nuk po shtoj tjetër gjë).

6. E gjithë kjo tollovi në politikën shqiptare është e Berishës dhe jo e Bashës.

7. Berishës ia do puna të bëjë këtë që po bën, sepse edhe Rama i duket i pamundshëm në zgjedhje, edhe nuk do që sistemin e drejtësisë, që është i tëri i tiji, t’ia heqin nga duart me anë të reformës që është përgatitur.

8. Edhe sikur të mos ekzistonte kanabizimi i vendit e kriminalizimi i administratës publike, Berisha do të gjente një kauzë tjetër për të justifikuar mos-hyrjen në zgjedhje.

Nuk besoj se mund të më hedhësh poshtë ndonjë nga këto tetë pikat që, së bashku, krijojnë një panoramë të mirë e të plotë të momentit politik. E përballë kësaj panorame, ajo që unë them është: Të shkojmë në zgjedhje. Ajo që ti thua është: Tym e flakë të bëhet.

Dhe me këtë besoj se doli e qartë se ku ndahemi ne të dy. Me këtë dua që të merresh. Të tjerat janë dardhë në shënëndre.

*Titulli origjinal: Shqetësimi im është dhuna dhe jo se kush mban anën e kujt

21 komente në “REPLIKE me Andi Bushatin: Ajo që ti thua është, ‘tym e flakë të bëhet’. Basha është pupaci i Berishës, nëse nuk e ke mësuar këtë, kot që rron”

  1. luani says:

    perfekt dhe me logjike te shendoshe si perhere,por problemi eshte se kujt ja thua.

  2. zig zag says:

    interesant shkrimi…

  3. Joanna says:

    komentetori im i preferuar. Nano eshte i vetmi qe mezi pres ta lexoj.

  4. Koci says:

    Llogjike e shendoshe qe i afrohet se vertetes ashtu sic shumica e njerezve. Batuta e fundit me afer origjines eshte:Gorica ne ShenNdre.

  5. zambi says:

    Do te jepja te drejte por nuk mbaj mend te kishe te njejtin shqetesim per lufte civile ne shqiperi para 2013 kur ishe nga ideatoret dhe mbeshtetesit e tezes te gjithe qelbesirat kunder berishes, largimi i tij me dhune etj. Lufta civile qe mund te krijohej atehere do ishte njesoj e demshme si lufta civile qe mund te krijohet tani. Sic duket per ty eshte ndryshe

    1. Ilmi says:

      Sali berisha eshte vertetetu se eshte kriminel e hajdut dhe shumica e shqiptareve i dha ate qe meritonte, tani edhe per Ramen nese eshte ashtu sic thote opozita kini pak durim e votoni ne 18 qershor. Fitusin e zgjedh shumica kushdo qofte e pranojme sic e kemi pranu keto 26 vjet. Andi ka hall tjeter, eshte i biri inje bythe lepirsi qe nuk njeh gje tjetervec interesit te vet personal. Me berishen i kane pase fijet bashke megjithe qe iken ne Libi gjate berishes pare, por bizneset nuk jua ngacmoi kush e kur u kethyen i gjeten disa fish me shume. Andi nuk eshte budalla, Rama nuk hakmerret e nuk pagun si dy B te, e per kete andi ka leverdin me dy B te. Pra andi eshte djali i Medi bushatit te Sigurimit si basha kopili i sigurimit.

  6. J says:

    Kot harxhoni bojë për shkrime. Erdhii pushtuesi dhe në shqipëri gjeti servirla dhe spiunë gratis. Erdhi diktatura edhe Më keq. Erdhi bisha e maleve idem. Është shqipëtari terreni pjellor i të gjitha të .këqijave.Cilido pushtet të vijë do të gjejë shërbëtorë të devotshëm,sahan lëpirës, mercenarë e bashibozukë të gatshëm e pa pagesë vetëm me dëshirën dhe dashurinë për të koqen.

  7. Bogonica says:

    Elegant Nano ne kete shkrim.Natyrisht shkrime dhe analiza te tilla jane jo te shpeshta,sepse jane te veshtira per t’u nxjerre,por Nano hap nje dritare te re ne publicistike,te ben te mendohesh.

  8. jorgua! says:

    Po kujt ja thua o Muc !? Andi Bushati eshte nje lavire…..

  9. Mersin says:

    O zoti Mastafa si e ul veten dhe merresh me Bushatin, qe eshte meskin e medioker.

  10. Maloku says:

    Muço, je ne rrugen e zotit.Ne politike nje gje eshte e ndare , o je mu mua ,o je me kundershtarin.Debatuesi yt (Andi me duket se e quajne) nuk ka kapacitetin e nevojshem teorik te te pergjigjet, me mire leja kohes e opinionit publik.

  11. Besoj says:

    Artikull shume i plote dhe me forcen e logjikes. Pergezime z. Nano.

  12. kadeti Bigler says:

    Muc! Nuk para te kam ndjekur shume por me kete shkrim me pelqeve. Efhe Bushatit do ti kete pelqyer (po nuk qe loqe fare), por ja do puna te shkruaje ashtu si shkruan. Kushdo duhet te nxjere leke per te ushqyer femijet.

  13. mirel says:

    Ti nuk je gazetar as sa cereku i Andit.
    Te besh gazetari nuk dobte thote te fillosh e te perseritesh nga e para listen e Berishes, pasi te gjithe sensibiliziohen.
    Po te pranosh si te mire kryeministrin qe beri aleancen me Berishen ne 2013, kur premtoi qe do e fuste ne burg, eshte njelloj si te brohorasesh ti i pari per tazirat e Berishes.
    A nuk na e la Ramuti ne skene.
    I mban mend intervistst me gazetaren e BBC ku pyetej perse nuk e fuste ne burg Berishen?
    Si pergjigjej kryeministri jot?
    Eshte karton i djegur tha.
    Na e la ne dere prape si Nano bajga.
    Tani llogjika thote perse na duhen keta pusa qe gjenerojne Berishen dhe misionin e tij shkaterrues derisa te vdesi ose derisa te fitoje.
    Ne djall duhet te shkojne te dy. Nhe vrases dhe tjetri pusht koncesionesh, vrases i ngadalte me plera dhe gaz.
    Tani me ilace.
    Popull, zgjohu dhe mis bej tifozllik per asnje nga keta pisa.
    Jane te dy njelloj.
    Ramuti luan Berishen per te trembur shqipkaret me gogolin
    Mbameni mua- thote- se do ju haje gogoli.
    Po mortja ti haje shqiptaret qe i lene keto bajga te livadhisin te kapardisur me kostumin e pushtetit dhe te kriminelit.
    Po ti tolerojme si i kemi toleruar, ne kemi marre fund si popull, dhe e meritojme perbyzje e historise.

  14. Legenburre says:

    Ta futi Bushat’o,rri si shit ne shi nashi!

  15. demokrati says:

    Tani qe flaka po mberrin ne kulmin e kasolles se nanos muç, ky qe beri thirrje per heqjen e kryeministrit me vota ose cdo mjet tjeter ben sikur eshte i papajtueshem me pupacin e shkullakut, bushatin e vogel djal e nip sigurimsi. Muc Nano esht enje nga ata qe mbodhi shkarpa ne pyll per zjarrin e madh, eshte vone muc nano per mea culpen tende, ti nuk beson tek zgjedhjet, ti mbete nje partizan i skraparlliut tend meta. nese meta nuk do te kuptonte ne momentin e fundit marrezine e bashes, ti akoma do beje thirrje per rrrezim me froca te rruges dhe jo me vote.Kaq te veshtire e keni te kuptoni se me berisha nderton kauze edhe per nje park femijesh jo me per “zgjedhje te lira”

  16. EdvinTapia says:

    Kush e ka lene thesin e ketyre idioteve nga Skrapari hapur? Jane perhapur si dizanteri ne konviktet pleshtare te rilindareve. Ky Muc peshtyma eshte idiot me experience me pretendimin se flet fluent gjuhen e idiotoskrapamacise. Kultura e tij e vetme eshte bakteri i peshtymes

  17. meti says:

    – Shume e vertet Muci … prandaj po ndodhn gjithe keto gjera te “shemtuara” sot ne Shqiperi prandaj

    Cadra plastike e Cetes-PD nuk do ” V E T I N G U N ” …

  18. marko says:

    Bushati nuk eshte pro-Bashes ose pro-PD. Perkundrazi, Nano eshte me teper pro Bashes dhe PD sepse eshte i sinqerte. Bushati nuk eshte. Pra, Nano eshte pro-PS dhe pro-Rama, por kur flet per Bashen flet sinqerisht. Ndersa ajo cfare mendon dhe thote Bushati nuk jane te sinqerta.

  19. Elsa says:

    MUÇI!!
    Mos u lodh së foluri,!
    Fjala jote zë vend! !!!!!??????????????
    ??????????????????????????????

  20. Tasha says:

    Nano! Bushati është bajgë-prej bajge!
    Servil;
    Mashtrues;
    Hileqar;
    Ameboid(pa formë);
    Tip i urryer;
    Ty inat mund të marrin,por s’të urrejnë;
    NANO,-FOL!!!, Sot është dita!????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje