Një mësues i një shkolle 9-vjeçare në Tiranë u arrestua për veprime të turpshme me një nxënëse 14-vjeçare.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka arrestuar shtetasin Hasan M, 64-vjeç, banues në Tiranë.
Tronditëse ka qenë dëshmia e një 14-vjeçareje, e cila ka rrëfyer se prej kohësh abuzohej me veprime të turpshme nga mësuesi i saj kujdestar.
“Balkanweb” ka arritur të sigurojë dëshminë e të miturës, nxënëse në klasën e shtatë në një shkollë 9-vjeçare në Kashar të Tiranës.
Në prani të psikologut, vajza treguar se mësuesi i Matematikës, shtetasi Hasan M, që ishte dhe mësuesi kujdestar i saj e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të.
Ajo ka rrëfyer më tej, duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime.
Sipas sa,j veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës.
Sakaq, Komisariati nr.6 po merr në pyetje dhe stafin e mësuesve të kësaj shkolle, si dhe nxënës të klasës ku mësonte dhe vajza 14-vjeçare.
Çfarë tha mësuesi
Mësuesi 64-vjeçar, Hasan.M, i arrestuar me akuzën e veprimeve të turpshme me nxënësen në ambientet e shkollës ka mohuar akuzat në polici.
Gjatë marrjes në pyetje pas denoncimit të prindërve të nxënëses, mësuesi Hasan M, ka thënë se me nxënësen ka pasur sjellje krejtësisht korrekte dhe nuk ka lidhje me ato që pretendon nxënësja.
Mësohet se mësuesi jepte lëndën e matematikës në shkollën 9-vjecare të kryeqytetit dhe ka qenë vajza që u ka treguar prindërve dhe më pas ata kanë bërë denoncimin në polici.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.
HASAN MUTI PRA THUAJENI SHQIP.PSE HASAN M ??????? MOS I PRISHIM PUNE KETIJ MENDER MESUESI.KEMI FRIK TE DERGOJME FEMIJET NE SHKOLLE NGA HASAN TALEBANET E ARRNAUTISTANIT.
Mundet te jete edhe inskenim dhe diskriminim i per mesuesin ne fjale.Duhet te kemi kujdes ne montime dhe akuza te shpifura.Ndoshta nxensja ishte e dobet ne lenden e matematikes dhe keshtu do te kamuflloi gjerat per te kaluar matematiken e veshtire.