SHBA, frikë nga dhuna më 13 Maj: Protestat paqësore mund të kthehen në konfliktuale

9 Maj 2017, 19:03Kronika TEMA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxjerrë një njoftim për shtetasit amerikanë këtu në Tiranë për protestën e 13 majit që organizon opozita.

Ambasada thotë se nuk ka të dhëna për kërcënime ndaj qytetarëve amerikanë, por megjithatë këshillon qytetarët e vet që ta shmangin atë.

“Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe protestat paqësore mund të kthehen në konfliktuale, ndaj duhet të rishikoni planet për 13 majin”, shkruan ndër të tjera deklarata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje