Blendi Fevziu: Çfarë po ndodh në PD me Bregun, Topallin, Selamin e Patozin dhe sulmet ndaj tyre?

11 Maj 2017, 16:08Politika TEMA

Blendi Fevziu ka bërë një shkrim për debatet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Ai shkruan se priste që të kishte më shumë debate dhe kundërshti ndaj Bashës, për vendimin që ka marrë për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit.

Ja çfarë shkruan Fevziu në faqen e tij:

“Disa deklarime publike të pak deputetëve të PD-së dhe disa debate në grupin parlamentar të saj janë shndërruar në sagën e re mediatike në Shqipëri. Në varësi të orientimit politik që portalet kanë, ato janë trajtuar o si një rezistencë e fortë e brendshme kundër “autoritarizmit të Bashës” ose si një lëvizje e sponsorizuar nga Rama dhe PS për të thyer aksionin opozitar në rritje të Bashës.

Në varësi të pozicionimit fillestar, të gjithë ata që kanë qenë skeptikë janë sulmuar personalisht, janë anatemuar apo fyer, pa ju gjykuar idetë që kanë shprehur, ose janë pompuar po artificialisht, për t’i bërë më të zhurmshme dhe më alarmante disa debate thuajse fare të zakonshme. Në këtë kontekst, ajo që bie në sy është kultura e përhershme dhe që nuk po rresht e manipulimit, ku të gjithë merren me pikëpyetjen se për çfarë arsye një politikan e thotë një gjë, nga se është shtyrë dhe jo me debatin se sa real apo racional është diskutimi i tij. Një histori e vjetër në Shqipëri, atavizmi më evident i Shqipërisë së mbyllur dhe mendësisë totalitare që kemi trasheguar nga diktatura komuniste.

Natyrisht nuk kanë munguar as mediat e balancuara që e kanë konsideruar këtë si një veprim normal, madje një lloj debati që në asnjë rast nuk i ka kaluar kufijtë e normalitetit, edhe pse personat që e kanë ngritur atë kanë ndjekur rrugë të ndryshme dhe jo të ngjashme të opozitarizmit në këto 4 vjet.

Personalisht kam mbetur i befasuar nga niveli shumë i zbehtë dhe fare formal i kontestimit për vendimin e PD-së. Jo vetëm që nuk kam parë ndonjë stuhi brenda PD-së, përkundrazi, ky mund të jetë një ndër vendimet më konsensuale të saj. Që një parti të vendosë të mos regjistrohet në zgjedhje dhe të marrë vendimin që zgjedhjet të mos lejohen të zhvillohen, nuk është aspak e lehtë. Personalisht kisha menduar se ky vendim do merrej në debate të forta dhe të ashpra; në kryqëzime analizash dhe idesh të kundërta, shterrimi i të cilave, një nga një, do të çonte tek vendimi më i mirë. Besoja se të gjithë politikanët me eksperiencë do ishin aty me idetë dhe opinionet e tyre, por kjo nuk ndodhi. Të konsiderosh një qëndrim të Majlinda Bregut, disa fjali të Jozefinës apo të Patozit si kontestim, është as më pak e as më shumë t’i vësh emrin një liqeni, oqean. Nuk po llogaris këtu qëndrimin e Selamit sepse ai as nuk u duk në diskutimin që u bë në parti. Fryrja e “kontestimit” ishte thjeshtë një shërbim ndaj mazhorancës, por i pasens.

E dyta, debati i brendshëm vetëm sa e forcon dhe e konsolidon një parti. Personalisht do kisha kërkuar më shumë debat edhe për t’i dhënë  forcë opozitës dhe më shumë legjitimitet aksionit të saj.

E treta, anatemimi dhe denigrimi personal i atyre që shprehën dyshime për vendimin e Bashës, gara e postimeve në facebook  kundër tyre, ishte më shumë se sa një neveri. Kjo histori e huazuar nga komunizmi, ku të gjithë solidarizoheshin me kryqëzatën për të dënuar armiqtë e partisë, është qesharake në vitin 2017. Aq më tepër denigrimi personal dhe jo debati mbi idetë e tyre. Në këtë kontekst, disa postime në facebook kundër atyre që shprehën ndonjë ide skeptike apo kundër, duke u marrë me ta përsonalisht dhe jo me idetë, ka qenë turpi i vërtetë i politikës së djathtë!

Natyrisht, të katër ata që janë shprehur publikisht kanë ndjekur rrugë të ndryshme opozitare. Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kanë pasur vërejtje për vendimin e jo rrallë këto katër vite edhe për drejtimin e Bashës. Por të dy ata kanë qenë zëra të spikatur opozitarë në parlament. Nuk e kanë rreshtur asnjë sekondë kritikën ndaj Qeverisë Rama, ndaj kontestimi i tyre duhet marrë seriozisht. Dhe ky qëndrim 4 vjeçar e bën kontestimin e tyre edhe më dinjitoz.

Majlinda Bregu ka zgjedhur që herët një profil të ndryshëm opozitar. E ka parë veten më shumë si një figurë konsensuale dhe e matur, një lloj vijimi i profilit që pati në vitin e fundit si Ministre e Integrimit. Ajo ka pasur më shumë qëndrimin e një “ndërkombëtareje” brenda PD, me një lloj distance nga të dyja palët, se sa atë të një opozitareje aktive. Së fundmi ajo e ka qartësuar edhe vetë pozicionin e saj, duke deklaruar në disa postime në Facebook, se ka vetëm një filozofi politike, atë të Europës. Duke lënë të kuptohet se vetë po ndjek për të shkuar atje rrugën administrative të BE dhe jo atë që Basha e quan, rruga e vlerave të vërteta të BE.

Eduard Selami është pak më i vështiri për t’u klasifikuar. Në këto 4 vite ai ska folur asnjëherë në Parlament, por ka qenë aktiv së paku dy herë në intervista në VOA. Kjo është rruga që ai ka ndjekur për të qenë në politikë, një rrugë që më gjasë është “rrugicë qorre”. Por edhe kjo është zgjedhja e tij. Një njeri që ka qenë themelues i PD, i pari Sekretar i Përgjithshëm dhe më pas Kryetar i saj për 3 vjet, duhej të kishte luajtur një rol më aktiv në këto 4 vite.

Për të gjitha këto arsye, debati brenda PD është më shumë se sa normal, madje shumë më pak i tensionuar se sa ai që kam pritur unë dhe shumë vetë. Ai duhet stimuluar dhe jo të goditet, sepse vetëm një debat i hapur dhe tolerant e bën edhe vetë aksionin e PD më të besueshëm!

22 komente në “Blendi Fevziu: Çfarë po ndodh në PD me Bregun, Topallin, Selamin e Patozin dhe sulmet ndaj tyre?”

  1. uskania says:

    Nuk ka debat brenda radhëve të PD-së, sepse dihet egërsia e Sali Berishës.Për tre dekada ai ka linçuar politikisht qindra themelues të PD-së, deri Azem Hajdarin.Ky Berisha mund të krahasohet vetëm me Enver Hoxhën, sigurisht jo me burgime e internime, apo…likuidime fizike.

    1. kuc he dreq says:

      Enverit i ha mutin ai dhe ti! Enveri eshte HERO KOMBETAR i shqiptareve!
      DEBIL!!!

  2. arjan says:

    Blendi,
    Une nuk hy tek ata individe qe besoj tek partite ne pergjithsi. Por per sistemin shoqeror qe jetojme, fatkeqesisht jane nje e keqe e domosdoshme. Te kthehem tek ajo qe dua te them. Sic kemi qene deshmitare keto 25 vjete, lufta e brendshme ne partit shqiptare eshte shume me e ashper se cmendojme ne ose perpiqesh ta “shesesh ti”. Sidomos ne partit qe qeverisin PS,PD. Aty Brenda eshte lufte HIJENASH.
    Ti shkruan sikur cdo gje eshte normal,dhe arsyeja eshte vetem se ti “nuk je I lire te shkruash te verteten”.
    Te lutem m.q.s. nuk ke burreri te shkruash te verteten, mos helmo njerzit me marrinat qe mundohesh me shit.

    1. Qerosi says:

      Bukur e ke thene, por Faqziu duhet ta pranoje ashtu si tullaceria e tij qe floku i keq kur bie nuk del me. Keshtu dhe koha e qelbesirave etj etj etj qe kan kapur PD do te ken fatin e qimeve te kokes.

  3. Populli says:

    O Bajgë po pse parti i thua pd ti ore!Ptuuuuuu rrac muti!Fol te verteten ore gjakprishur se po e shkaterroni kete vend!

  4. Maloku says:

    O Blendi ,e heq veten si te squt por du te di a i lexon ndonjehere komentet per shkrimet tuaja. E kur i lexon merr guximin prap te shkruash ,ti qofsh, une per vehten time nuk do gjeja vrime miu ku te futesha nga sedra e turpi, gje qe ty te mungojne plotesisht.

  5. Andja says:

    . PIRDHUUUUUU!!!
    S’TA SHOHIM DOT SURRANËËË!!!
    NA JE BËR SI ÇIBAN!?????

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fevziu vazhdon te besoj tek “demokracia berishjane”,jane te pa numerta “Opinionet” e tij ne tv.klan ne mbeshtetje te politikes personale dhe kultit te Berishes.
    Si mund te kete proteste,kur e pushkaton ate ne mes te bulevrdit,me duar ne xhepa !
    Si mund te kete debat,brenda nje partie te mbushur me kacak !
    Blendi ben mire te heshtesh,nuk eshte me rradha jote,per te “drejtuar” demokracine,koha e padroneve qe te ben te pasur ka perfunduar.

  7. valentina says:

    Blendi Toptani nuk eshte shume e veshtire per ta kuptuar. Te gjithe demokratet e ndershem e kane shume te qarte rrugen qe ka marre ceta e te korruptuarve dhe atyre qe kane lyer duart me gjak shqiptaresh te pafajshem.Prandaj ata presin eleminimin e kesaj cete per te ringritur partine e vertete demokratike..

  8. Koci says:

    Po pse eshte PD parti politike?Perves sigles dhe emrit ne regjistrim, ajo nuk ka asgje te perbashket me parti politike, Ajo eshte nje cete grabitesish qe drejtohet nga nje kapobande me ligjin e xhungles, qe presin ne rastin me te pare ta shqyejne prene(sic kane bere deri me sot), ne kete rast preja eshte Shqiperia dhe fondet publike te saj. Kjo dihet boterisht. Ti veshesh kesaj krijese atributet e nje grupi politik idealist, eshte me shume se tallje me popullin.

  9. Doni says:

    JANE TE GJITHE NJESOJ NJE BABA IKA VENDOSUR TE GJITHE JANE ME TE VERTETE NJE BANDE HAJDUTESH TE KEQIJ.NUK KAM DEGJUAR PREJ TYRE NJE FJALIM TE MIRE NE DREJTIM TE POPLLIT SHQIPTAR SI PER JUGUN DHE VERIUN.VETEM SHARJE FYERJE NGAME TE NDYRAT NE DREJTIM TE EDI RAMES DHE P.S. I MIRI SBEHET I KEQ DHE I KEQI SBEHET I MIRE KUR.

  10. Peco says:

    Gjithe sa thote Fevziu, I bene konak asaj shprehjes popullore e cila thote:”hajde moj bela dhe krruam aty ku me ha”. Personalisht kam mbetyr I mallengjyer nga thirrja e Fevzos per t’na bindur per demokracine qe ekziston brenda PD. Por zotit Fevziu me duhet ti rikujtoj ” shkarjen ne banje te Dylber Vrionit” per te konkretizuar sa me dashuri pritet mendimi ndryshe ne PD.

  11. Lulushja says:

    Ky qerosi, o i qut ,fort!
    Asht. kopil i Bërishs, ky!???

  12. TA says:

    ai qe di te beje foto sa here qe del ne gazete ta nxjerin me nje kryq X

  13. pero shurovic says:

    o fevzi ziu, o kercu, ti bashke me hajvanet e kenetes mediatike, pa dashje, i keni bere nje nder te pa pare shqipetareve.
    me keshillat dhe yshtjet diabolikei dhate nje te shtyre dhe e gremiset saliun bashke me rengallat e tij .
    te falenderoj pafundesisht.
    tani gri sallate sa te te doje tura e sumes.

  14. fteri says:

    Bajgë Feziu,bajgë saliu,bajgë lulashi ,largohuni nga bajgat se po i shkelët rrëshqitni

  15. artan says:

    Mua me dhembin syte kur e shoh tullen tende, por nje gje e ke thene tamam, se kritikat e “rebeleve” ne PD jane sikur liqenit t’i thuash oqean.

  16. Messi says:

    E ndoqa kete Fevxiun mbreme,eshte nje idiot qe flet pa arsye,me beri pershtypje shprehja e djeshme ne emision….Ky parlament kish me shum vrases,se sa juriste…..nuk e di c fare donte te thosht ky koke e madhe me kete shprehje,por e sigurte eshte qe kjo shprehje eshte skandaloze ,e per me teper e thene nga ky qe e mban vehten si ikone e gazetarise…..si mund te instrumentalizosh opinionin me keto shprehje,kur flet njeriu duhet te ket fakte,edhe per 1 apo 2 persona per te cilet ka filluar ceshtja penale,nuk ka vendim gjykate perfundimtar qe i cileson fajtore si ,VRASEs, edhe ne qofte e till pergjegjsia eshte individuale,dhe jo e gjite parlamentit,po keshtu pergjegjes eshte edhe sistemi yne i dhjere gjyqesor qe iu ka dhene OK kandidimit duke i pajisur me deshmi penaliteti te bardha,dhe mqs jemi brenda klimes se banalitetit neper portale po e tgem dhe une timen,Ti Fevxi je nje kellire mediatike qe ta shpif…

    1. Luli tanguli says:

      Shkurt paster dhe pa gabime PD i ka hipur kalit mprapsh thote nje fjale e urte dhe rezultati dihet

    2. Luli tanguli says:

      Shkurt paster dhe pa gabime PD i ka hipur kalit mprapsh thote nje fjale e urte dhe rezultati dihet

    3. Luli tanguli says:

      Shkurt paster dhe pa gabime PD i ka hipur kalit mprapsh thote nje fjale e urte dhe rezultati dihet

    4. Luli tanguli says:

      Shkurt paster dhe pa gabime PD i ka hipur kalit mprapsh thote nje fjale e urte dhe rezultati dihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje