Rama tallet me Bashën dhe Berishën: Luli! Zgjohu se duhet të mbledh zogjtë në protestë

11 Maj 2017, 13:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e 13 majit të thirrur nga disa forca opozitare të vendit.

Shefi i qeverisë ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi ku shfaqet një djalog i improvizuar mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeopozitarit Lulzim Basha:

“Luli: Mos Doktor, po shihja ëndërr me dorëheqjen e Ramës…

Doktori: Luli! Zgjohu se duhet të mbledh zogjtë në protestë!”

Ajo që vihet re nga fotografia e publikuar është targa e makinës në të cilën shënohet data e zgjedhjeve: PD18-6-17

Terreni ku është shkrepur foto të jep përshtypjen e një xhungle.

Mos ka dashur të thotë Rama se PD me vendimet që po ndërmerr po shkon drejt një xhungle politike?

2 komente në “Rama tallet me Bashën dhe Berishën: Luli! Zgjohu se duhet të mbledh zogjtë në protestë”

  1. kashi says:

    kryeminister me humor ku ta kishin edhe vendet e tjera

  2. Roberto says:

    Jo jo nuk eshte ne ,hungel ky vend. Eshte gjiri i kurvave te PD nga liqeni artificial. Hahhahha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje