Vettingu na nevojitet dhe e dëshirojmë sa ne po aq dhe vetë Perëndimi që i ka vënë vulën atij. Dihet kush i ka zënë rrugën. Po mirë çadra që gjen shesh e bën përshesh se nuk kemi akoma shtet por Perëndimi ç’ne që toleron kaq gjatë për më tepër për një reformë që mban vulën e tij? Mbeti duke i nxjerrë çadrës “kartona të verdhë” se për të “kuq”, a-ha! Çadra po e bën mullar dhe Perëndimi bën sehir! Çadra bojkoton dhe kërcënon zgjedhjet, lirinë kushtetuese të qytetarit për të ushtruar të drejtën e votës dhe Perëndimi don ta fusë me pahir në to!
Koha i tregoi të gjitha dhe tashmë Perëndimi, që vetëm naiv nuk është, e di se çadra nuk ka thjesht teka por është në mision: të bllokojë vettingun, të bllokojë integrimin në BE dhe këtë përmes tymnajës së votës së lirë që për ironi po kjo çadër do ta sabotojë më 28 qershor.
Mirë kusuri ynë por Perëndimi nuk ka përse të zvarritet kaq gjatë pas çadrës në kërkim të konsensusit imagjinar. Konsensusi është vlerë por nuk është i tillë pazari me qitje të largët me çmimin e shkeljes së ligjit, afatit kushtetues, humbjes së besimit të votuesit tek vota, tek forca e shtetit apo vendosmëria e Perëndimit për të nxitur demokraci reale në vënd. Ishte LSI që si “babaxhan” bëri që me tezën e konsensusit politika e kapur të fuste dorë në projektin origjinal të perëndimit për reformën në drejtësi dhe sot komisioni bipartizan i ka mbetur si “dopiogjashtë” perëndimit në dorë tek mbylli sytë dhe lëshoi pe ndaj PD. Kur konsensusi shndërrohet në litar përjashta, atëhere më mirë pa të.
Çadra po teston gjithshka. Standartin demokratik dhe zbatimin e ligjit në vend, standartin perëndimor dhe vetë gjeopolitikat pro-shqiptare në rajon. E ka bërë më parë dhe ia ka hedhur paq ndaj dhe mesa duket po e synon sërisht. Perëndimi këtë po e sheh dhe nëse vijon me lëshime ndaj çadrës nuk bën veçse le “litarin” përjashta me faturë për vettingun, stabilitetin e vëndit dhe partneritetin efektiv me Shqipërinë.
Nëse Perëndimi e do vettingun, një parlament me PD në të si produkt çadre, është lajmi më i keq për të. Nëse ka hallin e opozitës, të mos ndjehet keq se të vetën e bëri dhe me pahir nuk futet as njeri e as parti në zgjedhje. Boll që nuk pengohen për të marrë pjesë në to. Ndryshe, kalvari i emisarëve pafund perëndimorë që synojnë të fusin PD në parlament nga “deriçka” apo “sopraluçja”, jo vetëm hedh “farën” e çadrave të tjera në të ardhmen por dhe zhgënjejnë publikun shqiptar që në masë kërkon shtet normal, integrim të shpejtë drejt BE dhe partnership në rritje me SHBA.
Vota e 28 qershorit do të krijojë automatikisht një raport të ri pushtet-opozitë në parlament. Nuk ka parti të pazëvëndësueshme por vetëm vlera konservatore, liberale e sociale që asnjë parti nuk i ka monopol. Sikurse PPSH dikur, edhe PD mesa duket e bëri ciklin e saj. Nuk kish si të ndodhte ndryshe teksa fatin e saj e lidhi me fatin e një individi që e dominoi atë plot 27 vjet dhe sot po e sos rrugëtimin e tij në politikë.
E ardhmja e saj mbetet ose rinovimi me një ekip modern drejtues, ose shkrirja e saj dhe riformatimi i së djathtës duke ngjizur në një protagonizmin euro-liberal të PD me partitë e tjera të spektrit të djathtë nga FRD, partia e ish-të përndjekurve etj.
Me çadrën, humbasim të gjithë, pa të, fitojmë të gjithë. Perëndimi po e po. Boll me “kartona” të verdhë. Çadra është në “fushë” jo për të luajtur por për të marrë “topin” e ia mbathur me vrap. Lëreni të ikë se atë mëndje ka. Nxirrini të “kuqen” ju si Perëndim, pa “topa” ka plot dhe ballafaqimi politik vazhdon dhe pa të.
si gjithmone shkrim brilant nga z Duka .
Por problemi ne kete vend eshte se ne si popull e kemi te veshtire te qeverisim.Akuzohen te gjithe per cdo gje ,kujt ti besosh .E keqja ne kete vend ,te pakten ne demokraci filloi qe kur komunistet i dhuruan shtetin neokomunisteve ne tavoline ne 1992 .Te gjithe ish servilet e ppsh ,sigurimsat e plehrat e diktatures mbas shout apo dhurates se Ramiz Alise me rrezimin e bustit te enverit ,u rreshtuan ne partite politike dhe na qeverisin edhe sot.Ne shqiperi nuk u be ndonje revolucion por thjeshte pushteti mbeti tek te njejtet njerez. Per vuajtjet e shqipetareve ne 45 vjet diktature nuk u fajesua njeri dhe ne si popull naiv e budalla festojme revolucionin antikomunist te viteve 90 dhe rrezimin e diktatures ,pa lufte, pa deshmore ,pa asnje te vrare .Te njejtet njerez sot duan te rrezojne ate pak shtet qe po perpiqet te krijoje amerika dhe evropa.A mund te vazhdoje e njejta kulture ne kete vend dhe te jemi kaq larg nga evropa ??? Kur ne te jemi gati per evrope ,ka rrezik mos te ekzistoje BE ,se jemi kaq ters dhe te paafte sa eshte per te ikur naten nga ky vend .Ti gezojme keta politikane qe kemi ,sidomos ata legena qe sollen shqiperine ne kete fare feje.
??????????????????????????????????????
Jo 28 por 18 qershor.