Hallall ta bëftë zoti që ke ardh në takim me PS, mos u shpërdoro nesër, mos hip tek furgoni që shkon në Tiranë.
Nuk të bën nder as ty as familjes tënde, se halli jot është ndryshe nga halli i Lulit e Saliut.
Ti s’ke probleme me drejtësinë vëlla”.
Kjo ka qenë këshilla që i ka dhënë deputeti socialist Taulant Balla një demokrati.
I ndodhur në Peqin për një bashkëbisedim me banorët e njësisë Gjocaj, Balla tha se hallet e këtij qytetari ndryshojnë nga ato të drejtuesve të PD-së.
Duke folur për negociatat me opozotën, e cila ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje, Balla u shpreh se:
“Ne iu ofruam gjithçka, por ata kanë një hall që si ndihmojmë dot. Si thoni ju?
Ata thonë të mos e bëjmë vettingun. Ikën nga parlamenti ditën që do fillonin procedurat për të bërë vettingun”.