Komunitetet fetare kanë reaguar të shqetësuar lidhur me situatën politike në Shqipëri.
Ato kanë apeluar për dialog të sinqertë në shumë nivele mes palëve.
Më tej, ato dërgojnë një mesazh ndaj ligjvënësve duke i ftuar të ulin tonet e urrejtjes dhe përçmimit.
Deklaratë e Komuniteteve Fetare në Shqipëri për paqe dhe urtësi në situatën politike shqiptare
Ne Komunitetet Fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore, në përputhje me natyrën e veprimtarisë tonë shpirtërore, ndiejmë përgjegjësinë shpirtërore dhe morale që kemi për besimtarët tanë, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, duke u nisur edhe nga situatat e fundit të krijuara, ashtu sikurse edhe në ndonjë rast në të kaluarën, dëshirojmë t’i drejtohemi klasës politike dhe të gjithë atyre që kanë përgjegjësi institucionale për të mirën e vendit.
Nuk është detyra jonë të gjejmë apo të tregojmë zgjidhje konkrete për situatën e krijuar. Ajo është punë e politikës, e cila ka fushën e saj të veprimit dhe është e mandatuar nga populli për këtë gjë. Falënderojmë Zotin për shumë punë të mira që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen, si edhe për seriozitetin e shumë njerëzve që punojnë pa u lodhur, edhe pse shpesh të panjohur, në zbatim të ligjit e për të mirën e shoqërisë.
Por gjithashtu, ne jemi të shqetësuar për klimën e krijuar në vend e në mënyrë të veçantë:
Të gjitha këto që u thanë më sipër mund të rrezikojnë stabilitetin e vendit, që për ne është një e mirë e madhe për të gjithë shoqërinë e për çdo njeri dhe që duhet ta ruajmë me çdo kusht.
Prandaj, ne ftojmë me ngulm dhe me forcë të gjithë faktorët politikë në Shqipëri, nga ana e opozitës dhe e qeverisë, parti të vogla e të mëdha:
Po ashtu bëjmë thirrje që çdo nismë qytetare dhe politike për të shprehur mendimin dhe dëshirat të shërbejë për të mirën e përbashkët dhe të shmangë çdo lloj dhune ndaj njerëzve, objekteve dhe institucioneve.
Të bindur se me anë të kësaj deklarate po japim një kontribut për mbarëvajtjen e vendit, ne do të vazhdojmë të lutemi për të ardhmen dhe mirëqenien e vendit tonë.
Tiranë, 12 maj 2017
Sa e forte eshte harmonia fetare nr Shqiperi !
Falenderime pafundesisht Komunitetit Fetar Shqipetar !
MASHTRIM,kjo eshte nje deklarate vetem e muslimon brothers [KMSH] e cila nuk ka asnje ndryshim nga thirrjet e suniteve Meta,Vasili,Rama ,turkocamit Idrizi apo ndonje tjeter per ”tolerim” apo ”dhialog” me opoziten [PD islamike te Morsit/berisha]…………..allah uakbar!
Kisha orth/xe nuk e rruan shume se c’bejne politikanet e korruptuar te cilado partie qofshin.