Dy efektivë të Komisariatit të Tepelenës kanë mbetur të bllokuar në humnerë. Ata kanë hipur në një shkëmb për të kontrolluar territorin, por kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme.
Mësohet se shefi i rendit Roland Zhapa dhe inspektori i zonës janë bllokuar në humnerat e Progonatit në njësinë administrative Kurvelesh.
Mësohet se një helikopter nga Tirana është nisur për të shpëtuar efektivet, pasi këta të fundit kërkuan ndihmë.
Dy efektivët e plicisë kanë dalë prej mëngjesit të djeshëm duke kontrolluar territorin për parandalimin e mbjelljes së kanabisit dhe raportohet se janë të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme.
Nderkohe qe nga Tirana eshte nisur nje helikopter ne ndihme te tyre.