Emiliano Shullazi në pritje të gjykimit, del para trupit gjyqësor bashkë me 4 shokët

10 Maj 2017, 15:20Kronika TEMA

Emiljano Shullazi është shfaqur sot në sallën e gjyqit bashkë me 4 shokët ndaj të cilëve rëndojnë 7 vepra penale.

Pas shumë mungesash në seancat kundrejt tij, sot ishte parashikuar seanca gjyqesore për Emiljano Shullazin, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi. Koka e grupit konsiderohet Emiljano Shullazi.

Mësohet se para pak kohesh ai kreu dhe nje operacion ne nje spital privat duke e nxjerre me pas si pretekst per te mos marre pjese ne gjyqe.

Seanca ishte caktuar në orën 11:00, por u shty në orën 15:00 per shkak se nuk plotesohej trupi gjykues sepse mungonte gjyqtarja Irena Gjoka.

5 të pandehurit ishin të pranishëm në seancën gjyqësore.

Kjo seancë përbën risi pasi pas shumë seancash gjyqësore, Emiljano Shullazi shfaqet për herë të parë në gjyq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje