VIDEO/ Operacioni i shpëtimit të dy policëve të bllokuar në Kanionet e Progonatit. Ja ku kishin ngecur

12 Maj 2017, 13:31Kronika TEMA

Shpëtohen dy punonjësit e Policisë që kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Progonatit.

Për shkak të terrenit shumë të thepisur dhe shumë të vështirë, në pikën më të lartë të kanioneve eshte ngjitur Shefi i Rendit dhe SPZ i zonës.

Ata kanë ushtruar kontroll ne kete territor por nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara.

Punonjesit e policise jane perpjekur të zbresin por kanë mbetur të bllokuar në krye të kanioneve.

Menjëherë janë marrë masa nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë, nuk ishte e mundur t’ju vihej në ndihmë.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka urdhëruar alpinistët e repartit RENEA për të shkuar menjëherë në drejtim të tyre, pasi helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej për të tërhequr dy efektivat e Policisë.

Alpinistët e Reneas janë afruar në zonën ku kishin mbetur të bllokuar dy efektivët dje ne mbremje, por për shkak të errësirës janë tërhequr pa mundur t’ju shkojnë në ndihmë.

Mëngjesin e sotëm, kanë vijuar përpjekjet me alpinistët e RENEA-s për të shkuar në ndihmë të dy punonjësve të Policisë, por përsëri ka qenë epamundur per shkak te terrenit

Ne drejtim të tyre është nisur helikopteri i Emergjencave Civile, por për shkak të erës së fortë është ulur në fshatin Krahës të Tepelenës, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, pasi e ka të pamundur kryerjen eoperacionit të shpëtimit.

Rreth orës 12.25 të ditës së sotme punonjësit e Policisë janë nxjerrë nga toka me ndihmën e punonjësve të policisë dhe të një bariu që e njihte mirë terrenin, pasi nga ajëri helikopteri për shkak të erës së fortë nuk është futur dot.

Punonjësit e Policisë tashmë kanë dalë nga zona me rrezik duke vijuar lëvizjen të shoqëruar nga kolegët dhe një mjek i cili po kujdeset për gjendjen shëndetësore të tyre, ku paraprakisht të dy janë mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje