Ish-studenti i Dhjetorit, Arian Manhasa, ka bërë një paralele mes protestës së 27 viteve më parë dhe asaj të organizuar të shtunën e 13 majit në Tiranë nga PD dhe Lulzim Basha.
“Nuk krihej e pispillosej njeri e as nuk numëronte ndonjëri sa veta kishte përballë në shesh kur i drejtohej turmës…”, shkruan Manhasa duke shigjetuar kështu liderin e PD-së, i cili citoi sot shifrën e protestuesve që ai mendon se ndodhen në shesh dhe sipas tij janë 600 mijë.
“Ndofta shprehem si nostalgjik pa vlere po kur kujtoj fjalimet qe bashkemoshatare te mi mbanin perpara turmave ne shkurt 91 e i krahasoj me keta qe hipin mbi stol e prrallisin … kur kujtoj Shenasiun, Azemin, Gonxhen, Bardhin, Mozen, Dizdarin, … me vjen keq … vertete me vjen keq.
Askush nuk thirri e numeroi turmen … askush nuk u kref e u zbukurua per te dale para turmes … po perballe kishte sy te perlotur , kishte stuhi, kishte deshire per ndryshim.
E di qe disa do thone … kane ndryshuar kohet, kane ndryshuar njerezit … dhe jam dakort.
Po zor se do dakortesohem me hipokrizine qe ka ngritur pjedestal, me fjalet boshe te dembelizmit … me uraganin prej 6.000 vetash qe nuk e di pse eshte aty.
Shqiperia nuk eshte kjo … se nese eshte kjo … nuk bohet !”, shkruan Arjan Manahasa.
Mire i thua,Por Ju verioret,perfshi edhe kosovaret per kariere e pushtet nuk béni asnje hesap.Dhe me e keqja jeni shume lokalista meshume komplekse per jugoret
Te mos i ngaterrojme gjerat.Natyrisht qe nuk mund te jete njelloj,dje dhe sot.Atehere ishim nje popull i etur,kurse sot mbas 25 vjet pluralizem dhe ekonomi tregu populli eshte me i pasur,ka pronen e vet,ka ndertuar nje biznes,mendon ndryshe nga pozite tjeter.Ky eshte vet progresi shoqeror.
Sigurisht qe nuk do vrapoje shesheve si atehere.Kjo nuk do te thote se probleme nuk ka,por populli nuk ia lejon vetes me t’i japi shesh per pershesh forcave destruktive,ashtu sic beri ne 97,21 janar e ku di une.Ne rast se s’kemi besim ne ruajtjen e votes nuk votojme.
Levizja dhe idealizmi i artyre studenteve I dha jete Shqiperise ne ditet e saj me te veshtira, por hakmarrja nuk mungoi. Komunistet me ne krye faqeziun e Shqiperise, kryekriminelin, hajdutin Sali Berisha e vrane shpresen dhe te ardhmen. Ata , Manahasa, Mesila Doda, Blendi, B. Ukcamaj, Dizdari, Alma Bendo etj…etc…gezojne respektin e pejetshem te shqiptare eve ndersa Saliu perbuzjen e pakufi.
Per sa kohe qe Manahasa nuk do të kuptoje qe levizja studentore në 90-n, ne thelb, ishte revolucionare, dmth komuniste (dmth, anti-sistem, anti-burokracise, pak rendesi ka nese ata qe ishin në pushtet i thonin vetes të majte apo të djathte), do të vuaje rende dhe gjate.
Ja pse nuk mund te i ishin ne shesh as 60 000 dhe jo me 600 000
– arsyeja e kesaj proteste ishte boshe. Nuk del njeri ne shesh pse Luli do karrige qe ti shpetoje drejtesise.
– thirrjet per dhune nuk e ndihmojne aspak pjesmarrjen, kujtojme 21 janarin e shkaktuar nga PD.
– opinioni publik nuk mund te manipulohet me nga fjalet boshe te nje udheheqesi qe ska udhehequr kurre po vec Ka thene lepe peqe ke Sala.
– dajaku qe i kane dhene nderkombetaret PD-se Kane qene shkatarriese per PD-ne
– mos votimi I vetingut e ka nxjerre PD-ne si forca qe nuk eshte e interesuar per ndryshimin e sistemit te korruptuar te drejtesise. Ky eshte nje nga hallet me te medha te shqiptareve.
– mos pjesmarrja ne parliament dhe votime e Ka nxjerre jashte loje PD-ne
– ato kritika qe Luli bertet me te madhe duhet tja kishte drejtuar vetes me kohe.
– shprehja “mos bene si bej une por beni si them une” i pershtatet fiks udheheqjes se PD-se dhe kete ceshte me e keqja per PD-ne eshte se e Kane kuptuar edhe mbeshtetesit me te flakte te PD-se
Vertet, ku humbi PD qe themeluam ne 1990, ne cfare vrime ishin futur keta te pispillosurit e sotem apo shijonin pushtetin e baballareve te tyre.
Shume turp per PD te drejtohet nga nje njeri pa tru , antieuropian e antiamerikan.
Kjo eshte PD qe krinuam ne? Duhet shkundur dhe duhet riorganizuar edhe njehete me njerez me dnjitet dhe karakter dhe jo me sahanlepires.