Ka një perceptim publik që e lidh frikën prej protestës së Opozitës me përballjen e socialistëve para gjendjeve jo të zakonshme. Më flagrantja ka qenë ajo e vitit 1998, kur kryeministri Fatos Nano nuk gjendej ku ishte, teksa Shqipëria po digjej dhe ishte në kaos…
Viti 2017 kurrsesi nuk i ngjan këtij viti të largët, përveç thirrjeve të tepruara ardhur nga e ashtuquajtura “Çadra e lirisë”, ku kreu i Opozitës Basha, njësoj si Berisha, paraardhësi i tij në vitin 1998, po flet me një gjuhë që ka e trandur qetësinë e njerëzve. Kulmin, Basha, e arriti pak orë më parë, kur premtoi se më 13 Maj merr fund republika e vjetër dhe themelohet republika e re, e të drejtave të qytetarëve!!!
Pavarësisht se konceptet republikane të kreut të opozitës janë të paqarta, por më shumë konfuze prej vetë tij , të paktën nga artikulimi me shumë ulje-ngritje, duket se maxhoranca socialiste e ka shmangur krejt përballjen me të. Fillimisht duke e denigruar, pastaj duke ruajtur një lloj indiference, që shërben t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit.
Në fakt, ajo që do duhej nga maxhoranca ishte që ajo të ishte më koshiente ndaj kësaj situate, ku gjendet Shqipëria e njësoj si partneri kryesor i krizës PD-ka nuk ia dolën.
Por, e paimagjinueshme në të gjithë këtë tollovi është zgjidhja, që ka bërë kryeministri i vendit Rama, i cili do jetë pjesëmarrës në Bienalen e Venecias. Në fakt, Shqipëria përmes konkursit ka pasur vetëm artistin e ri Leonard Qylafi pjesëmarrës në Venecie, por kryeministri Edi Rama dhe Anri Sala, janë 2 prej 120 artistëve të përzgjedhur nga kuratorja e Bienales, Christine Macel për të prezantuar pavijonin shqiptar. Kështu, në video-prezantimin e artistit Rama, ai jepet me tagrin e Kryeministrit, duke lëvizur në zyrën kryeministrore, komunikimin me stafin, mediat dhe jetën e tij mediatike, kuptohet pa u ndarë nga profesioni i tij, piktura. Veçse është tjetër kënaqësia e ftesës dhe tjetër detyra, që e përball me vendin.
Është e tepërt që të kujtosh se Shqipëria gjendet në një udhëkryq jo të vogël, i cili nuk e justifikon jo vetëm çudinë e sjelljes absurde të opozitës, por edhe atë të maxhorancës së vendit, që me retorikën e saj (vendin më të madh këtu e zë vetë Edi Rama) ka ditur vetëm ta shtyjë krizën larg.
Edhe pse në protestën e të shtunës nuk pritet dhunë e skajshme, të paktën nga mënyra e paqartë sesi administrohet PD-ja, ascili nuk mund të llogarisë se çfarë do të ndodhë saktësisht. Kjo e ka bërë OSBE-në të reagojë dhe t’i dalë para të keqes teksa ka postuar një mesazh në Twitter duke thënë se: “E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”.
Për turmën shqiptare që sot gjendet në kaos dhe në një mëdyshje të madhe, ku një pjesë rri prej tre muajsh e ndrydhur në Çadër, nuk ka konfirmim tjetër sesa fjalët që thoshte dikur Le Bon se: sjellja e masës, udhëhiqet prej instinktit dhe prej emocioneve, më shumë se sa prej logjikës dhe arsyes. Paçka asaj që pretendon Rama për arsye: turma vepron në bazë të ndjenjave më primitive, ato që nga këndvështrimi i evolucionit përbën hapat e parë të zhvillimit të njerëzimit, ndërkohë që në këto grupime, ajo që humbet është ajo që konsiderohet si arritja më e madhe e njeriut modern, pra racionaliteti dhe përdorimi i aftësive të larta intelektuale, citojmë Le Bon.
Mu pikërisht prej kësaj fryme, mungesës së racionalitetit që po shpërndan prej kohësh PD-ja dhe që një masë e madhe nuk e kupton kurrsesi sepse lëviz me instikt, Rama duhet të përballet me problematikën e vendit të tij. Jo të plotësojë si në këtë rast hobin, por detyrimet që ka ndërmarrë si kryeministër i vendit. Një të tillë, që e bëri pak kohë më parë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku paçka arsyes që gjeti e tregoi sesa i vetëdijshëm është zyrtari ynë për detyrimet e shtetit shqiptar.
Ndërkohë, më thjesht akoma, prania e Ramës do të qetësonte dhe policinë që nesër gjendet para një detyre të stërmundimshme prej gjuhës së pakuptueshme të Bashës, e më shumë akoma do t’i jepte pak më shumë siguri vajzave dhe djemve të rinj policë, që përballen gjithnjë e më shpesh me zemërimin e turmës pa arsye që ndjek liderat në Shqipëri. (Javanews)
Po pse akoma se ke kuptuar Ti ore se PD nuk eshte me ne axhenden e askujt?
Qe edvin rama eshte frikacak kete e dijne i madh dhe i vogel. Qe eshte bere i bezdisshem
deri ne neveri me dialogher e tij bajate ne rrjetet sociale edhe ky eshte nje fakt. Qe duhej te ishte ketu me 18 shkurt kur shkoi ne kosove dhe sot qe ka shkuar me parate tona per nje ekspozite idiote ne itali kjo te revolton dhe te ben te therrasesh me force ku je more kryeminister qe more voten time per te qeverisur qe paguhesh me parate e mija dhe jo pak per te na garantuar sigurine dhe qetesine perballe hordhive sllave te sali kriminelit dhe pupacit te tij pederastit klasik basha ? Te kam dhene voten te besh shtet dhe drejtesi dhe jo te ikesh ate dite kur te gjithe ata qe te kane votuar i ke lene ne meshire te turmave kriminale te saliut. Po sikur barbaret sot te perdorin dhunen ndaj njerezve te thjeshte apo bizneseve dhe institucioneve si di te justifikohesh ti frikacak ? Mos e prit me voten time bukeshkale bastard dhe uroj qe te mos kthehesh me andej nga ke shkuar. Bastard frikacak dhe mashtrues keto jane ato qe i vijne ndermend gjithkujt qe te ka votuar kater vite me pare
O Beni, o trim me flete.
Jo gjithkujt mor beni,vetem ty or salist
Beni, je mesuar qe institucionet jane vetem 1 njeri, si baca yt Salih. Merita eshte te ngresh institucione, te cilat qendrojne te forta, sidomos pa pranine e kryetareve. Po kjo eshte e pakonceptueshme per ty dhe shpellaret e tjere! Ngushellime dhe shpejt se i mbaroi ujku picat.
TURMAT E BERISHES DUHEN INJORUAR ME CDO KUSHT, DUKE FILLUAR NGA KRYEMINISTRI DERI TEK QYTETARI ME I THJESHTE.
POLICIA DUHET TI THYEJ BRINJET KETYRE LAPANGJOZEVE, QE DALIN NE RRUGE PER TE PROTESTUAR PER TEKAT E BERISHES .
POSHTE PARTIA DEMOKRATIKE E QELBESIRAVE ME TE MEDHA TE SHEKULLIT !!!!!!!
Protesta do behet sot po do behen dhe ne te ardhmen,ndaj dhe kryeministri do vazhdoj axhenden e tije pa u ndikuar nga ato.
Sot jane te gjitha mundesite teknike qe te ndiqet live çdo gje qe ndodh kudo ne Shqiperi e jo me ne mes te Tiranes.
Venecia eshte as nje ore larg nga Tirana ne se lind nevoja per te qene prezent.
Duke mos qene ne Tirane fizikisht ju heq demostruesve “tabelen” e qitjes me ulerima apo me mjete rethanore drejt kryeministrise pasi ai (Edi)eshte larg e nuk i degjon, njesoj si Hena kur i lehin qent apo kur gjuhet kunder saj me hark apo çifte.
Shkurt fare Edi po ja le ngref per te dyten here PD-s ,nje here ne Kavaj e prap sot ne Tirane,Saliut ,Lulit e Nokarve te tjere s,ju mbetet gje tjeter veçse te q… veten e tyre
Ky lumëmadh shkruajti nja dy artikuj ku plot pathos kritikonte PD dhe Lul Bashën. E bëri këtë sa pa dalë lista për deputet e PS. Me të dalë lista dhe nuk e pa vehten të përfshirë, pasi mendonte se me ato që kish thënë ishte e mjaftë të tërhiqte vëmëndjen e Edi Ramës, tani thotë gjëra aq pa lidhje dhe tmerrësisht të zakonshme, sa nuk ka burrë të gjejë dicka me vlerë në thëniet e tij. Dhe për tu bërë sadopak interesant citon ndonjë burim, por në një kontekst të paverifikueshëm. I thotë vetë dhe për ti bërë të besueshme thotë i ka thënë x-i, i cili sizakonisht është një burim i huaj, aspak i verifikueshëm.
Ha ha ha. Nderime Peco djali
Ben Andoni eshte dhe ka qene gjithmone gazetar korrekt e njeri me dinjitet qe nuk eshte lepire kurre pushtetareve a politikaneve te tjere. Nder çunat me te qyteteruar e me te mire qe kam njohur qysh kur punonte tek redaksia sportive. Kur nuk i njeh njerezit mos shkruaj per ta kot. Nese nuk je dakort me mendimet e tij shpalos argumentat e tua dhe kaqe
O Komentues Beni .Po Salen e di Trim Ti?.Ma ka thene nje punonjes Policie ,kur e moren ne Drejtorine e Policise ,i mbushi Poturet dhe jashte nuk kishte kembe nga ata qe e rrethonin per dite.Z.rama ka axhenden e vet .Mire ben qe e injoron levizjen e deshperuar te Lul-Sumkapucit dhe Sali Gerdecit.
Zoti analist ,rama nuk duhet te ishte ne venecia sot ( ishte ne vlore ) sipas jush ,por ne shqiperi. !!! Ju ,analistet me keto analizat e pjerdhura e moret ne qafe lulushin e shkrete.
PSE EDI RAMA…., PSE BASHA…..?
Për hirë të dashurisë për gjuhën shqipe dhe të sensit kulturor gjuhësor, po ju shkruaj që të tregoni respekt dhe përgjegjësi për cilësinë gjuhësore të shkrimeve që po i botoni.
Shembull i vrazhdë është ky sajimi gjuhësor i egër, me renditje fjalësh të shqelmuara.
Në të dyja shkrimet – PSE…? bie në sy ky ndërtim i egër i fjalisë (pyetësore), nisur me pse.
Sipas titujve i bie që – pse pikërisht Rama , ose pikërisht Basha ndërmori (ën) një veprim.
Mos e zgjas, varësisht nga renditja e gjymtyrëve sintaksore, theksi i kuptimit “lundron” nga një përmbajtje në tjetrën.
Pak mëshirë, luteni, të keni për gjymtimin e shqipes.
Me nderime!