"Alarm", 26 ton mish pule me virusin e salmonelës bllokohen në Durrës, vinte nga Brazili

15 Maj 2017, 14:30Sociale TEMA

26 tonë mish pule e ardhur në Shqipëri nga Brazili është bllokuar në portin e Durrësit.

Kjo ngarkesë ka mbërritur pak ditë më parë në vendin tonë dhe pasi është analizuar nga ISUV, ka rezultuar me ngarkesë të virusit “Salmonela SPP”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit qetëson qytetarët duke thënë se po ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët.

NJOFTIMI I PLOTË I AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar urdhrit 131 datë 4.4.2017 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,” për importin e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore, të importuara nga Brazili, në pikat e inspektimit kufitar”, ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të salmonella spp.

Inspektori i AKU-së në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës, bazuar edhe në pikën 2 të këtij urdhri, ku thuhet se “për çdo ngarkesë të importuar, të merren mostra për analizimin e tyre pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)”, ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në PIK me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese AMG më datë 3.5.2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV.

Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonella spp. Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.

3 komente në ““Alarm”, 26 ton mish pule me virusin e salmonelës bllokohen në Durrës, vinte nga Brazili”

  1. arber says:

    SALMONELA ESHTE BAKTER DHE JO VIRUS..O TEMA ! VIRUSI I VETEM ESHTE SALI BERISHA&EDI RAMA&META DHE E GJITHE POLITIKA E KRIMINALIZUAR DHE GAZETARET SPIUNE DHE SERVIL

    1. Mbreti says:

      I ngrente per Barku gjitha institucionet e korruptuara qe nuk eshte hera e pare qe fusin brenda mish te dhier per nje lug supe!

  2. Kuq e zi says:

    Mos u merakosni shqiptar se “salmonella” eshte sebepi
    Ky bosi pretendon te fuse mish nga brazili pa paguar kafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje