Amerikanët i kanë patur gjithnjë në vëmendje rrymat e ndryshme brenda partive të mëdha politike, duke i vlerësuar ato si një alternativë në një krizë politike.
Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me zërat kritikë të kryetarit Lulzim Basha në Partinë Demokratike.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka parashikuar në axhendën e tij një takim pasdite me 4 prej deputetëve demokratë të cilët në këto 4 vjet, si dhe tani pas bojkotit, nuk janë dakortësuar me linjën e Bashës për mospjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.
Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë 4 deputetët e kontaktuar nga ambasada për një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, një njohës shumë i mirë i politikës ballkanike.
Megjithatë, takimi mund të mos ndodhë në formatin e kërkuar nga ambasada dhe pritet të ketë mungesa, sepse 3 prej të ftuarve, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi mund të mos jenë në takim.
E konfirmuar është që Eduard Selami ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ish-nënkryetarët demokratë, Topalli dhe Patozi, deri tani nuk kanë mohuar zërat për mospjesëmarrjen në takimin me zyrtarin e Departamentit të Shtetit.
Deri tani, Top Channel ka konfrmuar vetëm pjesëmarrjen e Majlinda Bregut. Ish-ministrja e Integrimit, në mënyrë të vazhdueshme po bën përgjegjës Lulzim Bashën për atë që e quan izolim ndërkombëtar të Partisë Demokratike, për shkak të vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Mos keni as me te voglin dyshim qe Alfons ballshi alias Astrit Patozi dhe Dizenjatorja Jozefine te dalin nga rreshti i Sali Berishes Ata jane vegla te tij dhe kur qajne ose qeshin marrin leje nga Doktori
Frikë kanë që çke me të, sepse ata e dinë që partia e tyre udhëhiqet nga terroristi Sali Berisha. Ai i ka terrorizuar e shembur në dru të gjithë ata që i kanë dalë kundër edhe ata të radhëve të veta. Janë gjithë ato vrasje aë dyshohen se është dora e tij, sepse kanë ndodhur vetëm pasi kanë dalē hapur kundër Berishës e familjes së tij. Edhe Basha ka mësuar nëpërmjet badhkëpunimit me të nga ustai i tij. Është mësuar të zbatojë urdhëra e tani i ka aftësitë (ligësitë) edhe shpirtërore edhe profesionale. Edhe duar për të shkrepur armët apo organizuar “aksidentet” edhe kanë edhe gjejnë kundrejt pagesës.
Nqs nuk dalin nga rreshti as qe vlen ti konsiderojme si zera opozitare. Kush ka bindje ne ato qe thote ndjek me konseguence linjen e vet. Vetem keshtu mund te afirmohesh si lider