Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka luajtur një pjesë në piano, teksa priste të takonte presidentin kinez Xi Jinping, për bisedimet dypalëshe, takim ky i cili u zhvillua në Pekin të dielën.
Sipas asaj që raporton agjencia TASS, televizioni shtetëror rus, Putin ka luajtur disa pjesë, mes tyre një muzikë dedikuar Moskës dhe San Petersburgut.
Takimi midis dy liderëve u mbajt në rezidencën shtetërore Diaoyutai, në Kinë.