Marrëveshja që sjell tërmet në skenën politike

18 Maj 2017, 21:13Politika TEMA

Në të njëjtën minutë, të sinkronizuara, selitë e PS dhe PD shpërndanë marrëveshjen politike të 18 majit 2017, me propozimin e PD dhe të pranuar nga PS.

Edi Rama dhe Lulzim Basha pas takimit për më shumë se 5 orë zgjodhën të mos flasin për mediat, por marrëveshjen e kanë hartuar qartë. Ajo nis me një falenderim dhe mirënjohje për SHBA dhe BE për kontributin e tyre për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Burimet thonë se kjo do të thotë takim periodik i Edi Rames me Lulzim Bashën. Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarde demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Marrëveshja nis me zgjedhjet, ku partitë i sugjerojnë Presidentit të Republikës që të dekretojë datën e re të zgjedhjeve, më 25 qershor. Do të nisë regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës dhe regjistrimi i listave shumëemërore të partive të opozitës brenda datës 26 maj 2017.

Sipas marrëveshjes zgjedhjet e pjesshme në Kavajë do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme, pra me 25 qershor dhe do të pezullohet çdo iniciativë për kontrata të përkohshme në nivel qëndror dhe vendor.

Pika e dytë e marrëveshjes së dakordësuar mes palëve është qeveria, ku bie në sy fakti se kryetari i LSI-së, Petrit Vasili del jashtë kabinetit. PD do të marrë zv.kryeministrin dhe 6 ministri kyçe, Ministrinë e Brendshme, Arsimin, Shëndetësinë, Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Financat dhe Drejtësisë. Emrat do të miratohen nga Partia Socialiste. Opozita do të propozojë edhe kandidaturat për 5 drejtori, OSHEE, ALUIZNI, Hipotekat, Burgjet dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Rama dhe Basha janë dakordësuar që të votojnë në një seancë të jashtëzakonshme në parlament organet e vettingut, të votojnë dekretet e anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, të ndryshojnë Kodin Penal përmes ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale dhe kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.

Të forcohet kuadri ligjor për financimin e partive dhe votimi i anëtarëve të Këshillit të Ministrave, anëtarëve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. Opozita do të propozojë, sipas marrëveshjes, kreun e ri të KQZ dhe Avokatin e Popullit.

Por pjesa e tretë e marrëveshjes është edhe më interesante. Bëhet fjalë për ato që quhen reformat kyçe që do të votohen me fillimin e punës së legjislaturës së re. Mes tyre reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore, ndërsa futja e teknologjive elektronike për votim dhe numërim mbetet për zgjedhjet pasuese.

Dekriminalizimi mbetet sërish një pikë kyçe e marrëveshjes politike, ku palët angazhohen për largimin e personave me rekorde kriminale, duke e nisur nga vetë listat partiake. Opozita do të marrë pjesë gjithashtu edhe në Task Forcën Kombëtare të Luftës kundër narkotikëve për të forcuar luftën kundër këtij fenomeni.(TCH)

9 komente në “Marrëveshja që sjell tërmet në skenën politike”

  1. shqip says:

    Nga sa po mesojme , nje gje duket qarte . Shteti paralel i Berishes tashme po legalizohet. Ne fakt pas ketyre ndryshimeve , Rama behet i pari rast ne bote , qe i zgjedhur nga 70% e popullit, tashme do drejtoje nje qeveri te opozites. Nuk e di kur do ngrihet çadra ( QADRA ) e radhes . Suksese zenit dhe armines per vakancat e radhes .

    1. Albi_I says:

      Jo daku jo, ndiqeni Meron mire per te kuptuar se cfare po ndodh. Po eleminohet shteti paralel i Metes per tu legalizuar ai i Bashes. Rama nuk ishte zgjedhur nga 70% e popullit, as e votuesve, maksimumi ka personalisht diku te 42-43% te votave. Tani me marrveshjen me Lulin do siguroje nje mandat te dyte te qete, pa vicklat e Metes, po me pseudo-opoziten e Bashes, te cilit do i jape pushtetin ne 2021 duke u siguruar qe projekti i tij per te drejtuar PS-ne fshehtazi te mos preket.

      Rama dhe Luli siguruan perjetesine e tyre politike. Ju te tjeret fryjini kosit.

    2. Te mos lihet ne harrese dora Internacionale UE , USA e para,
      dhe dyta m’bas nje muaj votohet ku fituesit dhe fitimtaret zgjidhen po nga keta zgjedhje politike ku dora e UE dhe USA kerkojne Istitucjone Shteterore te forte nga persona te ndergjegjshem per ti sherbyer atdheut te tyre dhe qe s’kane probleme me drejtesine dhe e treta(mendimi im personal) tani per tani ne Shqiperine tone kemi nje Politikan qe a anon shume si fitues i ketyre zgjedhjeve qe do vijene… pasi eshte me i pregaritur dhe inteligjent nga ato qe shikojme ne Politiken Shqiptare sot…. Si perfundim edhe per nje kater vjecare eshte z.Edi R. pasi dhe UE,USA shikohet si nje persona me horizont dhe i respektushem nga shumica e SHQIPTAVE……!

  2. orli says:

    Qe vetem marrveshje nuk eshte ajo dihet, une e quaj thjeshte pazar por do deshiroja qe te ishte pazar pozitiv! Cfare kuptoj me pazar pozitiv? Qe rama-basha te kene rene dakord qe salen e ilirin ti dergojne para drejtesise se re e cila te shpresojme se do ndryshoje e te behet sadopak e pavarur.

  3. Sofo says:

    Po vetinguuuuuuuuuuuuuuuuuuuu?….??? U harrua???

  4. REZI says:

    Ku ka më mirë se pozita dhe opozita të merren vesh për interesat e vëndit. U mboll një urrejtje për 27 vjet ndaj kundërshtarit, duke e quajtur armik vetëm pse mendonte ndryshe. Kjo është meritë e Sali Berishës, që edhe Luli i Cadrës e artikuloi gjatë 3 muajve. Por duhet kuptuar se egoizmi i Bashës nuk kishte kuptim. Pjekuria e Ramës ështe që gjithnjë ka thënë se si kryetar qeverie ka detyrim për të gjithë shtetasit shqiptarë, se do që njerëzit të mos shohin tjetrin si armik, vetëm pse mendon ndryshe. Duhet që opozita të jetë konstruktive, të ndihmojë zhvillimin e vëndit duke hartuar program që ndoshta mund të ishte i kundërt me qeverinë, por që vetëm kështu mund të bindë votuesit që po punon për të mirën e vëndit. Pra të punojë e jo të rrijë në cadër duke ngrënë qofte.

  5. Posejdon.al says:

    Rama duhet te shkarkohet si kryetar i PS-se dhe Maxhorances, te perjashtohet nga Parta Socialiste nga nje kongres urgjent i jashtzakonshem, deklarata e pare e te cilit do te duhej te ishte mosnjohja e marrveshjes Rama-Basha, terheqja e listes se saj te kandidaturave nga KQZ-ja, kerkesa per te rinegocuar marrveshjen dypaleshe PS-PD dhe zevendesimin e saj me nje marrveshje te re zgjedhore me konsensusin e te gjithe spektrit politik shqiptar si dhe shtyrjen e zgjedhjeve per ne vjeshten e 1997-es ose ne pranveren e 2018 te realizuara permes nje qeverie teresisht teknike nen drejtimin e presidentit ose krytarit te kuvendit popullor.
    Nje mareveshje kaq e turpshme nuk ka asnje precedent ne historine boterore.
    Vetem te mundurit ne beteja te medha ushtarake finale, kur nuk u ka mbetur asnje resors rezistence mund te kene firmosur nje perversitet te tille.
    Edhe qeverite kolaboracioniste te vendeve te okupuara nga armiku, nuk kane nenshkruar nje akt kaq te turpshem kapitullimi.
    Dhe kete turp, Rama e beri vetem e vetem me iluzionin se keshtu do te ruante karriken e tij kryeministrore.
    Gabohesh o zbytharak, zuzar, barbon, hajdut dhe harbut!
    Ti nuk do te jesh me kurre kryeminister i Shqiperise, cilado qofte ecuria e situates politike aktuale, cilido qofte rezultati i zgjedhjeve politike qe do zhvillohen, qofte edhe sikur, e tere Partia Socialiste, nga baza deri ne kupole, te jete zgerlaqur, te kete humbur cdo dinjitet dhe te mos i kete mbetur qofte edhe nje figure per t’u shenuar.
    Te gjitha gomarlleqet dhe pislleqet e Fatos Nanos, dembelizmi, dhe megallomania fallco e retorikes se tij, korrupsioni dhe perversiteti i tij, madje edhe ikja me bisht ne shale per te shpetuar koken nga grushti i shtetit te Berishes ne Shtator 1998, nuk krahasohen me turpin qe Rames ne marrveshjen e fundit Rama-Basha.
    Me se paku, Fatos Nano, vertet braktisi shtetin dhe kryeministrine ne dore e ne meshire te Bersishes per te shpetuar koken, por nuk nenshkroi ndonje marreveshje kapitullimi si te Rames.
    Ke mbaruar Edi Rama, je i flakur ne koshin e plehrave te historise politike te Shqiperise si nje deshtak, si nje burracak dhe si nje lamash i nivelit te fundit.

  6. andrea says:

    pushteti meret me vote Lulushi me shantazh e presion. demokraci anadollake.turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje