Deputeti socialist Artan Gaçe ka kujtuar grevën e urisë të mbajtur nga Partia Socialiste gjatë kohës që ajo ka qenë në opozitë.
Gaçe ka dërguar një falenderim për të gjithë personat që kontribuan në ato ditë të vështira duke sakrifikuar 20 ditë brenda çadrës.
Ai ka uruar që çdo stërmundim i atyre ditëve t’ja ketë vlejtur për rindërtimin e vendit.
“Në këtë përvjetor të shtatë, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ato gra e burra që u bënë bashkë e sakrifikuan 20 ditë e netë nga jeta e shendeti i tyre për një kauzë aq të madhe e aq të qenësishme për të gjithë ne. Votën e lirë!
Një përqafim për çdo grevist, njerëz publikë e njerëz të zakonshëm qeë me sakrificën, idealizmin e modestine e tyre, bënë të mundur grevën me serioze e patriotike të organizuar ndonjëherë në këtë vend, e qe cdo dite e me shume, vetem lartesohet ne syte e çdo shqiptari të përgjegjshëm.
Uroj me zemer qe çdo pike gjak qe humben, e çdo ditë sakrificë e gjithesecilit, te këtë sherbyer e vlejtur sado pak per rindërtimin e ketij vendit tone te lodhur nga intrigat e padrejtesite, por qe nuk rresht ende se besuari se Shqipëria me shqiptaret do te behet, e qe fale, edhe kësaj sakrifice do të jetë një vend më i mirë për të gjithë pa dallim,” thotë Gaçe.
Cdo pike gjak?!!! Pse mos ke qene gje me zakone, apo basha?
Eshte plotesisht e vertete.
Greva e Urise,,,30 prill-19 maj 2010 ishte nje greve e vertete urie,qe denoncoi tjetersimin e votes se 2009-es,qe sensibilizoi pothuaj tere shoqerine dhe bashkoi fuqishem popullin e majte,per verdiktine shenjteruar te 23 qershorit 2013.
Kjo greve eshte nje record krenarie ne tranzicionin rraskapites te pas-nentedhjetes.