Kreu i LSI-së Petrit Vasili vlerëson marrëveshjen Rama-Basha duke thënë se ka mundësuar një garë elektorale të barabartë që të gjithë të shkojnë të qetë në zgjedhje.
Vasili thotë se është me rëndësi që u evitua kaosi.
“Eshtë e rëndësishme që ne do të kemi zgjedhje më 25 qeshor.
Tani mendimi dhe vlerësimi është në duart e qytetarëve dhe ata do ta bëjnë ata duke u bazuar në kontributin e gjithsecilës forcë politike.
LSI ka punuar fort që kjo gjë të ndodhë sa më mirë.
Sot kemi një garë politike të barabartë. Dhe LSI vijon të ketë bindjen se do të jetë forcë e parë politike.
Cilësitë themelore të LSI-së që mund të na motivojnë.
Ne na vjen keq që janë përjashtuar disa parti dhe zgjedhja e mënyrës së konkurimit. LSI nuk ka asnjë ndikim në këtë.
Qartësisht, kjo garë mua dhe të tjerë na motivon për të realizuar objektivin e saj si forcë e parë.
Kjo vjen nga një forcë e brendshme e jona dhe do ta ndihmojë politikën që të jetë më tepër objektive do t’i ndihmojë shqiptarët.
Është një misjon për të qenë forcë e para. Ne do t’i japim shansin të rinjve dhe shqiptarëve.
Sot kryesore dhe thelbësore është marrëveshja politike që ka mundësuar një garë elektorale të barabartë që të gjithë të shkojnë të qetë në zgjedhje. Të gjithë elementet e tjera janë të parëndësishëm.
Sot jemi në një situatë më të qartë politike, kemi datë zgjedhjesh dhe gjithë forcat politike në fushë.
Ne kemi stabilitet në siguri të cilës i kemi bërë shërbim, ” thotë Vasili.
” Por Petriti vllai im ,
qe di mire ç’do mesim,
I tha Likes kur s’ka re,
s’bie rrufeja ne hale “.
Ku eshte bere si dum dum.. O Vasil, nga fryn era sot?!?!
ky këllira na qënka force e Madhe ???!!!!