Reuters sjell fakte që sipas saj zbulojnë se si kanë përfituar të afërmit dhe miqtë e presidentit rus, Vladimir Putin.
Përveç fëmijëve të tij, “Cari” duket se kanë ndihmuar ish-gruan, Lyudmila Putina, të bëhet milionere, duke i dhënë pronësinë e një ndërtesë historike në qendër të Moskës.
Sipas Reuters, Shtëpia Volkonsky i takon fondacionit bamirës CDIC, i cili u themelua gjatë kohës që Ludmila ishte ende e martuar me presidentin rus.
Ndërtesa janë të vendosura zyrat e Fondacionit, dhe disa banka e zyrat që i paguajë qiranë një kompanie me emrin Meridian.
99% e saj i takon Intererservis, e cila është në pronësi të Ludmila Alexandrovna Skrempniova.
Agjencia thekson se nuk ka gjetur prova se Skrempniova është ish-gruaja e Putinit, por të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person.
Presidenti rus duket se ka dorëzuar ndërtesën historike në një fondacion bamirësie jofitimprurës, por të ardhurat nga qiratë u kthyen në familjen e tij dhe jo të shtetit.
Ish-gruaja e Putin ka ende burim të ardhurash këtë ndërtesë, që e bëri milionere.
“Volkonsky”, Shtëpia me numrin 9 në rrugën Vozdvizhenka në qendër të Moskës dikur i përkiste gjyshit të Leon Tolstoy, Nikolai Volkonski.
Ndërtesa ka një rëndësi historike pasi poeti Sergei Yesenin shkroi këtu disa nga veprat e tij.
Që atëherë kjo ndërtesë ka kaluar në duar të ndryshme derisa arriti në duart e ish-gruas së Putinit.