Artan Fuga heq dorë për postin e ministërit teknik të PD-së: Basha dhe lëvizja për republikën e re, korrektë me mua

21 Maj 2017, 16:51Politika TEMA

Akademiku Artan Fuga deklaron se nuk ndjehet gati të angazhohet në postin e ministrit të arsimit nëse do të propozohet nga Partia Demokratike.

Ai thotë se gjatë muajve të verës ka për të bërë një teks për studentët dhe nuk preferon të bëhet ministër.

Reagimi i Fugës vjen pas lajmeve të publikuara në disa media të cilat e konsiderojnë atë si një kandidaturë të mundshme të propozuar nga Lulzim Basha, edhe pas mbështetjes që ai i ka dhënë kauzave të opozitës.

Ndërkohë ai nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen mund të pranojë një angazhim të tillë.

Reagimi i Artan Fugës në Facebook

“Unë kandidat për në qeveri?

Nisur nga fakti që në rrjete të ndryshme sociale përmendet edhe emri im për të qenë një kandidaturë e opozitës e propozuar për të qenë në qeveri, dëshiroj t’i falenderoj shumë të interesuarit dhe ata që kanë besim te unë, të cilin asnjëherë nuk do ta zhgënjej.

Desha të njoftoj se opozita, pa pasur asnjë detyrim, lëvizja për republikën e re, edhe vetë z. Lulzim Basha, janë treguar moralisht dhe politikisht shumë korrekt për këtë çështje me mua.

Unë i qendroj mendimit tim se modeli ekonomik, social, kulturor dhe politik që ka vendi ynë sot është krejt i tejkaluar nga koha.

Ai duhet rinovuar me themel sepse e ka lënë Shqipërinë në prapambetje, prodhon kriza dhe ka përjashtuar, denigruar, fyer qytetarin.

Unë jam shumë i qartë se cfarë duhet bërë për ta zëvendësuar atë brenda një kohe shumë të shkurtër, dyvjecare, me një model të, të kohës, mbështetur në arritjet më të mira të këtyre dekadave dhe duke shëruar plaget e shumta të grumbulluara.

Ne kemi ngecur në vend së pari sepse administratorët tanë nuk dinë! Sepse drejtuesit civilë së dyti janë të kapur nga disa lobingje me parà. Dhe këto lobingjet me parà së treti pasi bëjnë apologjinë e shëmtuar të vetvetes me kalemxhinj gjithfarësh, bazuar te ideologjira të shekullit të kaluar për të cilat nuk ja kanë haberin,mbushin xhepat pa krijuar vlerë të re dhe nuk përfaqësojnë sipërmarrje me dobi shoqërore!

Ne kemi hipur në një makinë që ndryshon shoferin herë pas here, por pa pasur motorr.

Sapo të më jepet mundësia do të pranoja modestisht dhe pa bërë zë cdo detyrë dhe do të merrja cdo ngarkesë brenda një ekipi për t’i shërbyer qytetarëve dhe së mirës publike. Atëhere kur gjithçka do të krijohet si mundësi për të rikonceptuar, riformuluar dhe zbatuar politika vërtet të reja.

Ndërkohë, aktualisht, sot, detyra e antarëve të qeverisë të cilët propozohen nga opozita dhe aprovohen nga kryeministri është si duket thjesht për disa javën dhe vetëm për të qenë në një farë mënyre rojtarë të ndonjë paudhësie nëpunësish ?.

Për këtë funksion, që nuk them se nuk ka fare dobi shoqërore, nuk ndjehem gati të angazhohem.

Muajt e verës që i kisha rezervuar për të ribërë një tekst për studentët, po i harxhoj për këtë punë, sesa të qendroj para ose pas ndonjë tavoline, ulur në kolltuk ose duke para larg përmes dritares duke mbajtur me dorë perdet e trasha.

Pra duke falenderuar miqtë dhe të interesuarit, cështja është e mbyllur nga ana ime duke e lënë rehat opinionin publik.

Ndërkohë më gjatë do të shpjegohem më pas, ndërkohë që gjatë javëve që vijnë do të jem si gjithmonë aktiv për të sensibilizuar sëbashku me opinionin qytetar se çfarë presim ne për republikën e re.

Unë mbetem thellësisht, deri në fund, plotësisht me besimin se ne na pret ose një republikë e re, ose barbaria dhe mjerimi e humlbja si komb.

E kam thënë dhe e përsëris. Njerëzit ikin e vijnë ideja do të mbetet!

Ne si qytetarë duhet t’i japim udhë asaj.

Ka ardhur sahati!

Ne mundemi!

11 komente në “Artan Fuga heq dorë për postin e ministërit teknik të PD-së: Basha dhe lëvizja për republikën e re, korrektë me mua”

  1. Kosta Dhembeli says:

    Ky shkatërron arsimin.I pëlqen egoja.

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Mos presor
      Ç’është ai llaf
      Në s’pranon
      Na merr në qaf
      Në s’pranon
      O prefesor
      Ne, ministër,
      Të bëjm me zor.
      Ndaj prano
      O prefesor
      Ta ndërrosh
      Atë motor ??

  2. i pa besi(Berisha vete) says:

    Ti per mua je kandidat jo fort i beshueshem ….. per pastrues haleje ne Tirane.

  3. dymi says:

    Ky minister?!?! Qyqa none ça gamori!

  4. lulja says:

    Ky i kujton dhe nje here qe mbase e kane me gjithe mend. Pika partia me njerez si ti, se ishin si ti qe u katandisen te veteinternoheshin ne çader e te ulurinin: duam baben.

  5. fshatari pafshat says:

    Pse i kushtohet kaq rendesi emrit, kur edhe e reja mund te jete e keqe. per shembull: kurvat e reja jane me pak te kualifikuara se kurvat e vjetra! Ose. Fuga eshte nje kurve e vjeter, mall enverist, si mund te na binde se eshte kurve e re? Duke therritut: rrofte republika e re! Dhe per pasoje, edhe Republika qe ai aspiron do te jete e Re?!. Pra nuk ka rendesi emeri, sepse e Re ishte Republika edhe ne janar 1946. madje fringo fare sepse vinte fill pas Mbreterise shpendore. Qe mos zgjatem. Puna eshte se: kush ve nje tulle shqiptare per shqiperine, dhe pastaj nje tjeter e nje tjeter e … , gje te cilen fjalet e bukura, sado republike te kene brenda, nuk e realizojne dot. Me mire ktheju rusishtes Fuge, mbase te del me me qarr sesa frengjishtja.

  6. Tango says:

    Ky by..ziu me motor femrash, vdiq per te marre një post qeverie dhe i shkruan vetes gjasme se ja kerkojne te tjeret, se po mos jete ky në Qeveri, Shqiperia do mari fund! ?

  7. Rr. B. Gramshi says:

    I edukuar nga i ati, nje medioker “komunist” i devotshem, martuar me kusheriren e pare te Enver Hoxhes i cili kishte kuptuar se per te bere kariere shteterore duhej lepire c’do bythe udheheqsi harriti te behet Sekretar i Pare Partie qyteti. I biri, Artan “Hartimi” hecen mbi gjurmet e te atit, por ndersa i ati (si gjithe bashkekohesit e tij) nuk ishin te afte te manipulonin shtetin e Enverit, i biri jeton ne mbreterine e shtetit medioker ku sheh mundesine per nje kariere me te lavdishme se i ati. Pak kohe me pare ai, Artan Hartimi, deklaroi se per hir te kombit vihej ne dispozicion per te mare nje detyre ne sherbim te tij. Pa shume veshtiresi kuptohet se ai kerkon nje pozicion te larte ne krye te shtetit. Por a mund t’a harrije? Po te shohim situaten aktuale ne vend nga dy partite politike kryesore, ajo demokratikja paraqitet me e dobet dhe kryesisht ne perberjen e saj intelektuale. Eshte pikerisht ky fakt qe Artan Hartimi eshte shume aktiv kohet e fundit dhe jo se iu hap barku per atdheun.

  8. Mari says:

    Ti je nje koqe me aftesi te kufizuara intelektuale dhe per pordhet e tua veshtire te gjesh treg.

  9. Viroi says:

    Ky lloj gomari eshte produkt I kohes se vjeter, shoqeruar me nje makiazh llafesh ne funksion te egos se tij te fshehur se eshte gati vetem per ndrydhime te medha e qe nenkupton kohen e nevojshme per mbushje xhepash. Nga 25 vjetet e fundit duhet te kemi kuptuar se ata qe e kane dhjere kete vend Jane profesoret ose me sakte lektoret e universiteteve. Merini me radhe dhe do te shikoni se ata nuk kane qene ne gjendje te orjentojne vendin drejte zgjedhjeve te nevojshme. Dhe kjo eshte e spjegueshme. Profesoret te ne Jane disa teoriciene ose njerez pa eksperienca dhe produkte praktike. Ata Jane disa ripertypes te atyre qe kane mesuar ne shkolla pa produkte ne terrenin praktike. Na trullosen me teori, sikur Shqiperia edhte Amerika dhe ne I votojme, ata na vjedhin, na hypin ne qafe e nuk na zbrisin, pastaj ne ankohemi e ata krijojne rrena te tjera etj, etj. Ky rrypi Fuga qe paska shume ide ne koke, le ti paraqes ato, te konkurojne idet e tija me ide te tjera, te garantoje me kontrate realizmin e tyre, dhe pastaj le te propozohet per minister.

  10. Tirana says:

    Humbje e madhe qe nuk do jesh ne qeveri o Fuge. Edhe kaq sa ke shkruar tregon se vdes per pak minister se minister i Enverit ka qene edhe yt ate. Hipokrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje