A e zgjodhi gruaja e Bashës, Avokaten e Popullit?

22 Maj 2017, 10:26Politika TEMA

Partia Demokratike zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme emrat teknikë, që do të qeverisin në kabinetin Rama deri më 25 qershor.

Pjesë e këtij kabineti do të jetë zv/kryeministri dhe gjashtë ministra teknikë të PD.

Lulzim Basha bëri publik emrat, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ku gjetën dhe dakordësimin.

Nga marrëveshja e arritur në bazë të paketës McAllister, nën drejtimin e PD do të jenë dhe dy organet e pavarura, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Avokati i Popullit.

Ky i fundit do të drejtohet nga avokatja Erinda Ballanca, e cila është jo pak e njohur.

Emri i saj është dëgjuar shumë në vitin 2013, kur INUV vendosi të shembë kompleksin “Jon”, në bregdetin e Vlorës.

Ballanca ka qenë avokatja që ka ndjekur çështjen e prishjes së këtij kompleksi në Vlorë, i cili ishte një investim i familjes së kryedemokratit Lulzim Basha.

Gjithashtu, Erinda Ballanca ka qenë shoqe klase me bashkëshorten e Lulzim Bashës, Aurela Isufi Basha.

Me shumë gjasa, ka qenë Aurela Basha që ka zgjedhur Avokaten e Popullit, raporton Citynews, e cila do të drejtojë këtë institucion deri në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

4 komente në “A e zgjodhi gruaja e Bashës, Avokaten e Popullit?”

  1. Besjana says:

    Nuk eshte e quditshme edhe nese e ka perzgjedh gruaja e L.Bashes. Tek e fundit ajo mund te jete edhe me e zonja ne vendimmarrje se sa Luli.

  2. capi dhia says:

    Po keshtu ishin ne kohen e Nanos, Berishes, Rames, dhe tani, dhe neser, pasneser … . E kunderta perben lajm, eshte Demokraci.

  3. superman says:

    po normale qe gruaja do e zgjedhi se ha dru ne dark po nuk e degjoi, se mos ka bere ndonjegje me kok te tij ai, Saliu nga njera ane gruaja nga krahu tjeter e kane vene ne mes te shkretin ka rene ne depresjon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje