Avokatja e Popullit nga PD, dikur mbronte Berishën në gjyqin me Aneta Ramën dhe Bashën për Rrugën e Kombit

21 Maj 2017, 21:42Politika TEMA

Erinda Ballanca është emri i propozuar nga opozita dhe që duhet të marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të qenë Avokatja e re e Popullit, pas marrëveshjes politike të arritur mes mazhorancës dhe opozitës që i dha fund protestës 3 mujore të demokratëve dhe i futi në zgjedhje.

Erinda Ballanca ka qenë avokate e kryeministrit Berisha në gjyqin e hapur ndaj tij nga e ëma e Edi Ramës për shpifje.

Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha.

Një tjetër çështje shumë sensitive është edhe gjyqi për pronat e gjykatësit të vrarë Skerdilajd Konomi.

Ballanca ka qenë avokatja e tij në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Lartë nga Konomi.

Së fundmi Ballanca ka përfaqësuar Bankën Shtetërore të Azerbajxhanit në një proces të rëndësishëm me një kompani private dhe një bankë në Shqipëri.

Emri i saj është diskutuar mbrëmjen e së djelës në takimin që kryeministri Edi Rama pati me liderin demokrat Lulzim Basha tek Pallati i Kongreseve.

Të hënën, në orën 18:00 parlamenti i Shqipërisë pritet të miratojë në një seancë të jashtëzakonshme emrat e gjashtë ministrave teknikë që futen në qeveri me propozim të opozitës, si dhe krerët e disa enteve kryesore, sërish të propozuar nga e djathta.

16 komente në “Avokatja e Popullit nga PD, dikur mbronte Berishën në gjyqin me Aneta Ramën dhe Bashën për Rrugën e Kombit”

  1. Dibrani says:

    Ceshte kjo kolere ?! Po pranoi per kete ndyresire , E.Rama ka peshtyre vetveten !

    1. Elio says:

      Horri i bulevardit paske ndrru emrin??? Ti vec dibran nuk je! Gollo mundet!

      1. Korçari says:

        Ore Elio po ti e di se te tere Dibranet jane me krahun tend Greko-Sllavo-Arab? d.m.th. me kurven PD-Sali?.

    2. shqiptarja says:

      Eshte THJESHT AVOKATJA QE MERITON ÇDO GAZETAR DHE ÇDO SHQIPTAR SOT !

      Ju gazetare me emer dhe ju o komenteshkrues anonime, s’late gje pa shpifur per Igli Totozanin ! Si Igli Totozani, s’ben me nena : ju ka toleruar ne emer te funksionit fisnik qe e ka kryer si askush, me ndershmeri dhe perkushtim maksimal, ne kete vend te mbytur nga korrupsioni dhe hallet.

      Tani pushoni ehe mos u qani me : moret thjesht ate qe kerkuat.

      Avokaten e re te Popullit nuk e njoh fare, por i uroj pune te mbare !

    3. shqiptara says:

      Eshte THJESHT AVOKATJA QE MERITON ÇDO GAZETAR DHE ÇDO SHQIPTAR SOT !

      Ju gazetare me emer dhe ju o komenteshkrues anonime, s’late gje pa shpifur per Igli Totozanin ! Si Igli Totozani, s’ben me nena : ju ka toleruar ne emer te funksionit fisnik qe e ka kryer si askush, me ndershmeri dhe perkushtim maksimal, ne kete vend te mbytur nga korrupsioni dhe hallet.

      Tani pushoni ehe mos u qani me : moret thjesht ate qe kerkuat.

      Avokaten e re te Popullit nuk e njoh fare, por i uroj pune te mbare !

  2. populli says:

    Po pse cfare prisnim ne …PD plehrat e veta do vendose …por jane vetem per 35 dite dhe jane nje tjeter sinjal i forte per popullin shqiptar qe te mos i votoje plehrat e kesaj partie kriminelesh.

    1. shqiptarja says:

      E ke gabim “populli”, Avokaten e Popullit ta gezojme per 5 vjet !

  3. Ada says:

    Keta jane Republika e Re?? Pupu

  4. genci says:

    Pa te shohim cdo bej per popullin kjo plehre! A ka zene mend!

  5. Bozen says:

    Ju lutem shume mos u merakosuni shume, taktika qe ndoqi z.Edi Rama eshte mjaft efikse. E shikoni se çfare plehrash po nxjerr pd.Eshte nje parti boshe eshte bere si puna e kosheres bletes, qe i kane ikur te gjitha mizat. Vetem Sala dhe Luli , po gumezhijne. Qesh ai qe qesh i fundit.

  6. Tarrasi says:

    Ky eshte rezultati i politikes Rama-Basha :
    Avokatin qe duhet te mbroje te dretjat e PUPULLIT e cakton Berisha …!
    Turp me te madh nuk ka !

  7. sit back and relaks says:

    Pyetje, kush di te me thote ca lidhje ka pasur Erinda Ballanca me Andi Bushatin?

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        thanks

  8. plaku says:

    Kjo zonje ka qene gruaja e Andi Bushatit.

  9. Arber iliri says:

    Po te jete mbese e Zenullah Ballances patjeter eshte juriste e mire.Politizimi i tepert eshte primitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje